Opozita do të bojkotojë në bllok takimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj të premten e 30 tetorit në Pallatin e Brigadave për të konsultuar datën për zgjedhjet vendore të 2027. Pas Partisë Demokratike, e cila fill pas ftesës e quajti teatër politik ftesën e Begajt, edhe të gjitha partitë e tjera parlamentare që i përkasin pakicës i thonë jo ftesës së kreut të shtetit. Report Tv kontaktoi me përfaqësues të të gjitha partive parlamentare që i është drejtuar ftesa, Partinë e Lirisë, Partinë Mundësia, Lëvizjen Bashkë e Shqipëria Bëhet që thonë se nuk do të jenë në takimin e Begajt. LEXO EDHE:Ilir Yzeiri: Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe E vetmja që me gjasë do ta takojë Begajn të premten, është mazhoranca. Taulant Balla tha se PS nuk ka preferenca për datën, por përjashton vetm 2 majin që është festë zyrtare. “S’kemi datë të preferuar, por në respekt të Pashkëve Ortodokse, jo 2 maji”, tha Balla. Pavarësisht se asnjëra nga partitë nuk ka shprehur një datë preferenciale, 9 maji shihet si data më e mundshme kur qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur krerët e rinj të bashkive. Më herët, Presidenti ka zhvilluar takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin. Pas konsultimeve Begaj ka mundësi deri më 6 nëntor të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve. P.J P.J Shqiptarja.com TAG: Lëvizja Bashkë shqiperia behet taulant balla PS PD Partia Mundësia Bajram Begaj zgjedhjet 2027 Komente Komento Sondazhi i ditës:
26 Tetor, 10:21
Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.8% Nuk e di 2.8% Vota total: 5006 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

