Lajme Zone
Begaj “ndërmjetës” me protestuesit: Mbetem i hapur për dialog
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Begaj “ndërmjetës” me protestuesit: Mbetem i hapur për dialog

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau sot një videom...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndau sot një videomesazh drejtuar protestuesve.

Begaj shprehet se ka ndjekur me interes gjendjen e dy ditëve të fundit në vend, por edhe me keqardhjen për aktet e dhunës.

Kreu i shtetit thekson se me përgjegjësinë dhe tagrat që i jep Kushtetuta, mbetet i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bën thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Mesazhi i plotë:

Tiranë, më 15 tetor 2026

Të dashur qytetarë,

Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.

Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit. Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim. Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike. Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.

U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues. Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.