Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Begaj deri më 7 nëntor dekreton datën e “Lokaleve”, Berisha: Kemi nisur përgatitjet, do të marrim pjesë në zgjedhje!


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa paralelisht do të vijojë betejën politike në të gjitha frontet.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa paralelisht do të vijojë betejën politike në të gjitha frontet. Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të shpallë deri më 7 nëntor datën e zgjedhjeve lokale. “PD ka nisur përgatitjet, por do të vijojmë betejën në të gjitha frontet. Jemi në kushtet e një diktature, që nuk përfill rregulla, Kushtetutë dhe detyrimet që kemi ne në procesin e integrimit. E kemi bërë të qartë se, mes veprimtarisë sonë brenda institucioneve apo jashtë tyre, ne kemi zgjedhur veprimtarinë brenda. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje”, u shpreh Berisha. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Berisha