Lajme Zone
BE ndërmjetëson me Kroacinë dhe Malin e Zi - Costa dhe Von der Leyen: Çështjet dypalëshe jo pengesë për integrimin
BotëReport TV

BE ndërmjetëson me Kroacinë dhe Malin e Zi - Costa dhe Von der Leyen: Çështjet dypalëshe jo pengesë për integrimin

Mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kroacisë dhe Malit të Zi mbi çështjet e hapura dypalëshe nuk duhet ta ndalojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), u tha pas bisedimeve midis kryeministrit kroat Andrej Plenković dhe zyrtarëve evropianë në margjinat e samitit informal të BE-së në Dublin

Mungesa e një marrëveshjeje përfundimtare midis Kroacisë dhe Malit të Zi mbi çështjet e hapura dypalëshe nuk duhet ta ndalojë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), u tha pas bisedimeve midis kryeministrit kroat Andrej Plenković dhe zyrtarëve evropianë në margjinat e samitit informal të BE-së në Dublin Antonio Costa dhe Ursula Von der Leyen treguan mirëkuptim për çështjet e paraqitura nga ana e Kroacisë, por u shprehën kundër vetos për çështjet dypalëshe. LEXO edhe...Kallas vlerëson ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE: Janë pranë finishit, procesi të bazohet në merita dhe respektimin e ligjit Plenković u tha krerëve të Brukselit se pret përparim nga autoritetet malazeze në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me respektimin e vlerave evropiane dhe parimeve të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë brenda Kapitujve 23 dhe 31. Sipas Plenković, vullneti politik nga pala malazeze është çelësi për të dhënë miratimin e tij në Bruksel për miratimin e këtyre kapitujve të negociatave. Në mesin e muajit tetor, Kroacia i paraqiti Malit të Zi dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një listë me tetë kushte për përfundimin e negociatave, nga të cilat dy kushte janë zgjidhur, ndërsa mbeten gjashtë të tjera, ndër të cilat janë çështjet e kufirit, anija shkollore “Jadran”, fati i personave të zhdukur, kompensimi për të burgosurit nga Morinja, ndjekja penale e krimeve të luftës dhe të drejtat pronësore të familjeve kroate në Mal të Zi. Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 23 kapituj negociues, ndërsa kanë mbetur dhjetë. Podgorica synon të përfjë negociatat deri në fund të vitit 2026, ndërsa mbyllja e çdo kapitulli kërkon pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Xh.K/ReportTv.al mali i zi BE Antonio Costa Ursula von der Leyen Andrej Plenkovic Kroaci Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 66.4% Të gabuar 26.4% Nuk e di 7.2% Vota total: 1185 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?