Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër ceremoninë me nderime shtetërore që Serbia organizoi për Ratko Mlladiçin, ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Reagimi vjen një ditë pasi në varrim morën pjesë zyrtarë të lartë serbë, ndërsa arkivoli i Mlladiçit u transportua me avion qeveritar, u mbështoll me flamurin serb dhe u përcoll me nderime ushtarake. Në një deklaratë të përbashkët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, e cilësuan ceremoninë një zhvillim që bie ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian. LEXO edhe...Nderimet për Ratko Mlladiçin, në Bruksel shtohen thirrjet për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, gazetari: Do të jetë kandidat vetëm në letër njësoj si Turqia "Pamjet nga varrimi i djeshëm i Ratko Mlladiçit në Beograd ishin tronditëse. Ratko Mlladiç ishte një kriminel lufte i dënuar, përgjegjës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera. Mbështetja zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve të lartë serbë në varrim janë thellësisht për të ardhur keq. Ato tregojnë se Serbia nuk është përballur me një nga kapitujt më të errët të historisë së fundit të Evropës dhe bien ndesh me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga e saj drejt Bashkimit Evropian. Mendimet tona janë me të gjitha viktimat e krimeve të kryera në vendet e ish-Jugosllavisë", thuhet në deklaratën e përbashkët të dy drejtuesve të institucioneve kryesore të BE-së. Sipas Euronews, ky është reagimi më i fortë institucional i Brukselit deri tani dhe pritet të ndikojë edhe në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e kishte cilësuar më herët varrimin e Mlladiçit një "test të rëndësishëm" për Serbinë, ndërsa pas ceremonisë anuloi vizitën e planifikuar në Beograd. Një diplomat evropian deklaroi se, pas këtyre zhvillimeve, hapja e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit "as që diskutohet për momentin". Ora 14:27 Nderimet për Ratko Mlladiçin, në Bruksel shtohen thirrjet për ndërprerjen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë, gazetari: Do të jetë kandidat vetëm në letër njësoj si Turqia Gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, tha se në Bruksel po shtohen thirrjet që Bashkimi Evropian të ndërpresë plotësisht negociatat e anëtarësimit me Serbinë, si edhe pagesat e fondeve të para-anëtarësimit për këtë vend.“Lajme nga Brukseli: Po shtohen thirrjet që BE-ja të ndërpresë plotësisht bisedimet e pranimit me Serbinë, të ndërpresë çdo pagesë para-pranimi për vendin etj. Nëse kjo do të ndodhte, Serbia do të gjendej në një situatë të ngjashme me atë të Turqisë. Turqia është zyrtarisht ende një vend kandidat për në BE, por ky status ekziston vetëm në letër. Më shumë këtu nesër, përfshirë një deklaratë zyrtare”, shkroi Martens.Më herët, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Beograd, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi po ashtu duke i quajtur pamjet e varrimit të Mlladiç tronditëse Share Ora 14:16 Nderimet për Mlladiçin shkaktojnë reagime në Kroaci, Jandrokoviç: Serbia po bën propagandë jashtëzakonisht të pistë ndaj fqinjëve! Një ditë pas varrimit të Ratko Mlladiçit në Beograd, Kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, akuzoi Serbinë se po zhvillon “propagandë jashtëzakonisht të pistë” kundër vendeve fqinje,Sipas tij, Serbia po përpiqet të rishkruajë historinë e fundit të shekullit XX dhe të kalojë nga pozicioni i agresorit në atë të viktimës.“Ratko Mlladiç, së bashku me Millosheviçin, është simbol i politikës së Serbisë së Madhe, simbol i krimeve dhe gjenocidit në Srebrenicë. Është pothuajse e pabesueshme që po shohim skena të tilla në Serbi, që do të thotë se ata po rikthehen në pozicionet e viteve ’90. Serbia po bën propagandë jashtëzakonisht të pistë ndaj vendeve fqinje, ndër të cilat Kroacia është veçanërisht e rëndësishme. Serbia po armatoset gjithashtu. Janë tre elementë që tregojnë se situata atje është serioze”, deklaroi Jandrokoviç. Share Ora 12:46 Serbia varrosi Mlladiçin me ceremoni, Kurti akuzon Beogradin për adhurim të genocidit Varrimi me nderime shtetërore i Ratko Mlladiçit në Serbi ka sjellë një reagim të ashpër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai e cilëson ceremoninë si dëshmi se Beogradi nuk është më vetëm në fazën e mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, por ka kaluar në "adhurim shtetëror të genocidit"." Pardje e kemi shënuar 27 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës. Të shtunën e kemi shënuar 29 vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënë Terezës dhe 10 vjetorin e shenjtërimit të saj nga Papa Françesku. Ndërsa dje, e kemi shënuar ditën e Kushtetutës së Republikës së Parë të Kosovës nga viti 1990, apo siç njihet në mënyrë të popullarizuar, të Kushtetutës së Kaçanikut. Në anën tjetër Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës ku u vranë 8.372 boshnjakë, kryesisht burra e djem, në korrik të vitit 1995.Gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dëshmuar nga varrezat masive, identifikimet forenzike të mijëra viktimave, dëshmitë e të mbijetuarve dhe dokumentimi i hollësishëm i operacionit të vrasjes dhe fshehjes së trupave, jo interpretim historik apo akuzë politike. Burrat dhe djemtë boshnjakë u ndanë nga familjet, u ekzekutuan sistematikisht dhe u hodhën në varreza masive; pastaj shumë prej trupave të tyre u zhvarrosën e u shpërndanë në varreza dytësore e tretësore për t’i fshehur gjurmët e krimit. Ratko Mlladiq ishte komandanti i kësaj makinerie, jo dëshmitari i saj.Sllobodan Millosheviq është quajtur me të drejtë kasap i Ballkanit dhe ky kasap ka pasur shumë thika, por Ratko Mlladiq ishte sëpata e tij kryesore, të cilin e glorifikojnë tash Beogradi zyrtar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi më 2007 se Serbia kishte shkelur detyrimin e saj sipas Konventës së Gjenocidit për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe se, duke mos e transferuar atëherë Mlladiqin për gjykim, kishte dështuar të bashkëpunonte plotësisht me Tribunalin. Shteti që për vite nuk e dorëzoi te drejtësia, dje e solli kufomën e tij me aeroplan qeveritar, e mbështolli me flamur dhe e përcolli me ushtri, ministra, klerikë të lartë e orkestër. Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore.Nga varrimi i priftit serb Nikolaj Velimiroviq në maj 1991 e deri te varrimi i Ratko Mlladiqit në shtator 2026, Serbia organizon spektakle morbide për gjakderdhje të ardhshme. Me shërbimin e përlotur fetar të djeshëm të Patriarkut Porfirije te kufoma e Ratko Mlladiqit, Serbia po konfirmohet si teokraci militariste ku politikanët e tyre ftohen për tifozeri klubesh të ndryshme të ligës së njëjtë.Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit" shkroi Kurti në rrjete sociale. Share U.D/ReportTv.al homazhet per ratko mlladic Ursula von der Leyen Antonio Costa BE Ratko Mlladiç Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 1686 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

