Lajme Zone
Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet një pushkë me tetë fishekë
PolitikëTelegrafi

Bastisje në tri lokacione në Mitrovicë, sekuestrohet një pushkë me tetë fishekë

Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës.

Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 23.09.2025 – 01:50, në autostradën “Ibrahim Rugova”, Vërmicë – Prishtinë. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë.Ndërkaq rasti është cilësuar si “Kontrabandim me migrant, armëmbajtje pa leje, posedim i substancave narkotike”. “Autostrada Vërmicë-Prishtinë 23.09.2025 – 01:50. Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më 09.07.2026 ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese. Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/