Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Bashkohuni studentë, kombi na thërret”/ Vijon marshimi në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen!


Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë shoqërojnë tubimin.

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë shoqërojnë tubimin. Gjatë marshimit, protestuesit kanë përcjellë mesazhe të ndryshme përmes thirrjeve dhe pankartave, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, është një prej thirrjeve të dëgjuara gjatë marshimit. Në mesin e mesazheve të protestuesve janë edhe: “Këtu vendosim ne”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Ju erdhi fundi”. Marshimi vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit përsërisin thirrjet e tyre kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb