Lajme Zone
“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
PolitikëTop Channel

“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin

Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve.

Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve. Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.

Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar.

Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku.

Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim.

Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot është njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit. Top Channel