Drejtori i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali komentoi sot problematikën e menaxhimit të planeve buxhetore afatmesme dhe afatgjata nga bashkitë e vendit.
Në një dalje televizive, Haxhimali u shpreh se për shumicën e bashkive prioritet mbeten infrastruktura rrugore, infrastruktura arsimore dhe projektet e urbanizimit.
Sipas Haxhimalit, sfida kryesore e bashkive mbetet menaxhimi i mirë i buxhetit, si i transfertave të pakushtëzuara, atyre sektoriale, ashtu edhe i të ardhurave që mbledhin vetë. “Vitin e kaluar kishim një problem, sepse të ardhurat grumbulloheshin, por nuk shpenzoheshin. Çdo bashki ka planin e saj buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë. Besoj se për shumicën e bashkive prioritet mbeten infrastruktura rrugore, infrastruktura arsimore dhe projektet e urbanizimit. Ajo që është më e rëndësishme për bashkitë është menaxhimi i mirë i buxhetit, si i transfertave të pakushtëzuara, atyre sektoriale, ashtu edhe i të ardhurave që mbledhin vetë. Nga analiza që kemi bërë si institut, rezulton se edhe për vitin 2025 rreth 75% e këtij portofoli është përdorur për paga dhe sigurime shoqërore, ndërsa vetëm rreth 20% ka shkuar për investime kapitale. Kjo tregon se raporti nuk është i balancuar dhe investimet duhet të zënë të paktën 30-40% të buxhetit për të nxitur zhvillimin e ekonomisë vendore”, tha Haxhimali./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

