Lajme Zone
“Bashkia Bulqizë shtron 50 metra çakull dhe e quan rrugën të përfunduar”
PolitikëJOQ Albania

“Bashkia Bulqizë shtron 50 metra çakull dhe e quan rrugën të përfunduar”

Një banor i njësisë administrative Ostren i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar atë që e cilëson si “mashtrim dhe tallje” nga Bashkia Bulqizë dhe administratorët e zonës.

Një banor i njësisë administrative Ostren i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar atë që e cilëson si “mashtrim dhe tallje” nga Bashkia Bulqizë dhe administratorët e zonës.

Sipas qytetarit, vetëm pak ditë më parë Bashkia Bulqizë njoftoi se kishte ndërhyrë për rregullimin e rrugës së fshatit Pasinkë, duke e shtruar me çakull.

Por, sipas denoncimit, ndërhyrja është bërë vetëm në një segment prej rreth 50 metrash, ndërsa pjesa tjetër e rrugës nuk është prekur fare.

Madje, denoncuesi thotë se edhe pjesa ku është hedhur çakulli ka mbetur në gjendje të keqe dhe është bërë më e vështirë për t’u kaluar.

Fotot e dërguara nga denoncuesi tregojnë gjendjen e rrugës aktualisht ndërkohë që ai kërkon të dijë nëse ky quhet rregullim rruge?

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Jam nje banore i njesise administrative Ostren dhe dua te denoncoje mashtrimin dhe talljene rradhes nga Bashkia Bulqiz dhe adminstratorve te zones. Para 3-4 ditesh Bashkia e Bulqizes doli me deklerate se po rregullonte rrugen e Fshatit Pasinke duke e shtrruar me cakul,por ne fakte ka hedhur vetem 50 metra.Me qesharakja eshte mbas shtrimit te asaj pjese,rruga eshte ne gjendje te pakalueshme.Kurse pjesa tjeter prej 1.750 metra nuk prekur fare me dore,ne nje kohe qe Bashkia dhe kryetarja jane lavderuar se eshte rregulluar. Ndiqni fotot me poshte