Është arrestuar në Bolzano të Italisë 28-vjeçari Vangjel Balla, i akuzuar për vrasje në Shqipëri dhe i dënuar me 12 vite burg. Policia e shtetit bën me dije se kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij, për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.
Balla së bashku me vëllanë e tij, Aleksandër, nga Dibra, në vitin 2018 kanë vrarë me thikë një 36-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas krimit u vu në pranga Aleksandër Balla, ndërsa 28-vjeçari arriti që të arratisej.
“Policia e Dibrës gjatë orëve të natës, falë një pune të mirëorganizuar bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative ka bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e vendndodhjes së autorit të dyshuar të vrasjes ndodhur në datë 30.09.2018″
Ndalohet shtetasi: Aleksandër Balla, 23 vjeç, banues në fshatin Muhur.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi Aleksandër Balla, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal në fshatin Arras në bashkëpunim me vëllanë e tij Vangjel Balla( i arrestuar) kanë vrarë me thikë shtetasin I.Z, 36 vjeç, banues në fshatin Sinë, njësia Administrative Arras.
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Pena””, thuhej në njoftimin e policisë menjëherë pas ngjarjes. Top Channel

