Plagosje me thikë në fshatin Sovjan. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.
Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Top Channel

