Lajme Zone
Detaje nga operacioni antidrogë në malet e Krujës, efektivët e AMP u përballën me armë nga kultivuesit
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga operacioni antidrogë në malet e Krujës, efektivët e AMP u përballën me armë nga kultivuesit

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonat malore të Krujës, në Qafshtamë dhe në territoret përreth, në kuadër të kontrolleve për kultivimin e kanabisit. Në aksion janë angazhuar forca të Policisë së Tiranës, ndërsa operacioni po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonat malore të Krujës, në Qafshtamë dhe në territoret përreth, në kuadër të kontrolleve për kultivimin e kanabisit. Në aksion janë angazhuar forca të Policisë së Tiranës, ndërsa operacioni po zhvillohet në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve në terren janë dëgjuar disa të shtëna armësh. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mund të jenë të shtëna me armë gjahu, por rrethanat dhe burimi i tyre po verifikohen nga autoritetet. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të dëmtuar, qoftë nga radhët e policisë apo të personave të tjerë të përfshirë në operacion. Aksioni vijon në zonat e thella malore, ndërsa kontrollet janë përqendruar në identifikimin dhe asgjësimin e parcelave të kultivuara me kanabis sativa. Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë gjetur rrënjë kanabisi, të cilat po asgjësohen nga forcat e angazhuara në operacion. Operacioni vijon, ndërsa pritet që në përfundim të tij Policia e Tiranës të dalë me një informacion më të plotë mbi rezultatet dhe çdo person të identifikuar apo proceduar në kuadër të aksionit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: operacion