Kombëtarja shqiptare ka mbyllur këtë të mërkurë përgatitjet për sfidën me Finlandën, që është ndeshje e pestë në grupin e Ligës së Kombeve ku Shqipëria synon vendin e parë. Për herë të parë trajneri Rolando Maran ka patur grupin e plotë në stërvitje sepse Arbër Hoxha dhe Cristian Shpendi kanë lënë pas problemet fizike dhe janë stërvitur me pjesën tjetër të përfaqësues. Ndërkohë, në orën 16:00, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. Për sfidën që luhet nesër në Air Albania në orën 20:45 katër lojtarë do të përfjnë në tribunë, pasi nga 27 të grumbulluar, rregullorja e UEFA-s lejon 23. Kujtojmë se në takimin e fundit përfunduan në tribunë Feta Fetai dhe Klevi Qefalija, që janë sërish pjesë e listës. Samuele Sina ndërkohë ishte larguar. LEXO EDHE:Kaloi shifrën e 100 ndeshjeve me Kombëtaren, UEFA dhurata për Hysajn! 32-vjeçari: Shpresoj ta vesh sa më gjatë fanellën kuqezi (VIDEO) Ne.k. A.Hl Shqiptarja.com TAG: Liga e Kombeve Finlanda kombetarja shqiptare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.6% Asnjërin 35.9% Vota total: 3152 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
