Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Bardhi në Report Tv: Harta e re territoriale këtë javë në Kushtetuese! Kandidatët për ‘vendoret’ brenda dhjetorit! Hetimi ndaj Ballukut i paplotë, SPAK merr urdhra politikë


6 muaj nga zgjedhjet vendore, Partia Demokratike do të godasë në Gjykatën Kushtetuese hartën e re territoriale me të cilën do të votohet më 9 maj. Gazment Bardhi këmbëngul, se nuk ka asnjë urgjencë as në komisionin e zgjedhores për të adresuar mënyrën sesi do të votohet në këshillat bashkiakë, pasi prioriteti janë që zgjedhjet të zhvillohen të lira.

Kur na ndajnë vetëm pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, që për herë të parë do të zhvillohen me ndarjen e re administrative, Partia Demokratike nuk ka ndërmend ta lërë në mes betejën kundër saj. Gazment Bardhi pohon në Report Tv se këtë javë, harta e re me 46 bashki do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Grupi ynë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar miratimin antikushtetues të reformës së re territoriale-administrative. S’ka urgjencë në formulën e përzgjedhjes së këshilltarëve. Në kohën kur u ngrit komisioni, nuk dihej që mazhvoranca do bënte një reformë të njëanshme”, tha Bardhi në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu. Për pasojë, PD nuk e konsideron emergjencë as adresimin në Kodin Zgjedhor të mënyrës sesi do të votohet për këshillat bashkiakë. Bardhi insiston se prioriteti duhet të jetë krejt gjetkë: LEXO EDHE:Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat “Duan t’i japin ngjyrime urgjence, le të vazhdojnë, për ne, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta, që partitë politike të mos konkurrojnë me shtetin përballë”, tha Bardhi në Report Tv. Megjithatë, paralelisht PD i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore. Dhjetori pritet të vulosë emrat e të gjithë kandidatëve: “Brenda 30 nëntorit mbyllim procesin e brendshëm të vjeljes nga anëtarësia. Pas kësaj do të ketë një paraseleksionim nga një komision i ngritur nga Kryesia dhe më pas do të gjykohet nga Kryesia e partisë nëse do t’i propozojë organeve statutore që në këtë zgjedhje, primaret mos të aplikohen. Besoj brenda muajit dhjetor do të kemi listën e plotë të kandidatëve tanë në njësitë e qeverisjes vendore. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, PD e ka bërë të qartë që nuk bojkoton, por do të marrë pjesë në çdo proces”, tha Bardhi. Dora mbetet e shtrirë thotë edhe për faktorët e tjerë opozitarë: “Nëse bashkimi nuk është i mundur, sepse ata mund të duan të mundin opozitën dhe jo Ramën, është zgjedhja e tyre”, vijoi Bardhi. Për kundërshtarin tashmë të hapur të Ramës brenda PS, Erion Veliajn, Gazment Bardhi nuk është aq i hapur për bashkëpunim. "Unë nuk besoj që Sali Berisha kërkon të bëjë Erion Veliajn, e ka luftuar më shumë se kushdo për modelin që ka ngritur në bashkinë e Tiranës dhe qeverisjen e vendit ku ka qenë anëtar i kabinetit Rama 1. Ajo që Berisha e ka ftuar, është që Erion Veliaj ka qenë një bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës. Nëse ka kryer krime, i ka kryer bashkarisht me të. Ftesa e çdo shqiptari ndaj tij do të ishte t’i shërbente interesit publik duke bashkëpunuar me drejtësinë për krimet që ka kryer Edi Rama dhe duke i bërë transparencë qytetarëve shqiptarë për krimet që ka kryer Edi Rama", thotë Bardhi. Në Report Tv, Bardhi akuzon sërish mbi hetime të paplota ndaj Belinda Ballukut dhe se po merr urdhra politikë, duke thënë se edhe ai vetë ka identifikuar klinikën ku ajo ka kryer ndërhyrje estetike, me shpenzime të cilat i ka fshehur, por SPAK nuk ka hetuar. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:00 Zgjedhjet 2027, Bardhi: E mundshme mosaplikimi i primareve në PD! Presim fron të gjerë opozitar, lista e kandidatëve brenda dhjetorit (VIDEO) Synimi i Partisë Demokratike është që brenda 30 nëntorit të ketë zgjedhur disa prej emrave të mundshëm për kandidatët e zgjedhjeve 2027. Më pas do të vijojë një fazë përzgjedhjeje, shpjegon Gazment Bardhi në Report Tv, e më pas një propozim për të kaluar fazën e primareve.Mundësia që PD pret, është bashkimi i gjerë i opozitës, pavarësisht mendimeve të kundërta mes forcave politike.“Brenda 30 nëntorit mbyllim procesin e brendshëm të vjeljes nga anëtarësia. Pas kësaj do të ketë një paraseleksionim nga një komision i ngritur nga Kryesia dhe më pas do të gjykohet nga Kryesia e partisë nëse do t’i propozojë organeve statutore që në këtë zgjedhje, primaret mos të aplikohen. Në këtë fazë dhe realitet politik, nuk do të ishte e këshillueshme të kishim një proces tjetër të brendshëm brenda PD. Sondazhi mund të jetë një metodë e mirë, por do të ketë një vend të posaçëm.Nuk kemi ende një kandidaturë tonën, por presim mundësinë e një fronti të gjerë opozitar me një kandidat. Mes militantëve dhe anëtarëve të partive të ndryshme mund të ketë debate të ndryshme. Ftesa e PD ka qenë ndaj çdo faktori opozitar që kërkon të mundë Edi Ramën, ka qenë pa parakushte, kemi folur për një proces që identifikon kandidatë fitues në të gjitha bashkitë dhe kjo tregon vullnetin tonë të plotë për t’u bashkuar dhe mundur Edi Ramën”, tha Bardhi.Lista e plotë e kandidatëve mendohet të jetë gati brenda dhjetorit. Cilido qoftë skenari, PD nuk tërhiqet nga zgjedhjet.“Besoj brenda muajit dhjetor do të kemi listën e plotë të kandidatëve tanë në njësitë e qeverisjes vendore. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, PD e ka bërë të qartë që nuk bojkoton, por do të marrë pjesë në çdo proces”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 14:00 Alimehmeti kandidat për Tiranën? Bardhi në Report Tv: Do të ishte fitues, i shkëlqyer për të drejtuar bashkinë (VIDEO) Gazment Bardhi tha në Report Tv se Ilir Alimehmeti do të ishte një kandidat fitues i PD-së për Bashkinë e Tiranës. I pyetur edhe për Gjin Gjonin në Lezhë dhe Xhelal Mziun në Kamëz, Bardhi tha se ende nuk ka nisur procesi i përzgjedhjes së kandidatëve.Ilir Alimehmeti kandidat për Tiranën?Gazment Bardhi: Do të ishte kandidat fitues dhe i shkëlqyer për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Një personalitet jo thjesht i PD-së, por një personalitet publik i qytetit të Tiranës. Me dashurinë që ka për Tiranën, jam i bindur që do të ishte kandidat i shkëlqyer.Gjin Gjoni për Lezhën? Mziu për Kamzën?Gazment Bardhi: Nuk e di. Do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Nuk ka një proces. Secili prej kolegëve është i gatshëm të lërë mandatin për të fituar në emër të demokratëve bashkitë përkatëse. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:53 Protestuesit refuzuan PD-në? Bardhi në Report Tv: S’pati përplasje, është normale të ketë mendime të ndryshme (VIDEO) Gazment Bardhi u pyet në Report Tv edhe për refuzimin që protestuesit i bënë PD-së gjatë protestës. Bardhi tha se është normale që një grup i vogël protestuesish të shprehë mendime të ndryshme për partitë që mbështesin tubimin. Gazment Bardhi: Ne kemi gjykuar që forma e mbështetjes do të ishte të kishim një pikë tonën grumbullimi, që të kishim mundësi t’i bashkoheshim me mbështetësit tanë protestës së qytetarëve. Nuk ka qenë protestë e PD-së. Kreu i opozitës nuk merr pjesë në një protestë që nuk e thërret vetë PD-ja. Kam qenë në protestë si qytetar, për ta mbështetur protestën.Festën më të madhe të kombit ju do ta ktheni në protestë. A është normale? Është sikur amerikanët të protestonin më 4 korrik?Gazment Bardhi: Nuk mund të festohet më mirë festa kombëtare. Të luftosh për një Shqipëri më të mirë, nuk besoj se e bën pis festën kombëtare. Nuk është protestë e thirrur nga PD-ja. Si qytetarë, kemi të drejtën tonë të marrim pjesë.S’ka pasur asnjë refuzim, asnjë përplasje. Kam qenë atje dy të shtuna. Nuk ka pasur përplasje apo refuzim për asnjë eksponent të PD-së. Në një protestë ku marrin pjesë shumë qytetarë dhe disa parti që e mbështesin protestën, është normale që me një grup të vogël të ketë shkëmbim mendimesh të ndryshme për një parti apo një tjetër. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:50 Bardhi në Report Tv: Zero eksponentë të PD-së në dosjen e Ballukut! Po i shuajnë biznesin Spiropalit se i doli kundër Ramës (VIDEO) Gazment Bardhi tha në Report Tv se në dosjen që SPAK-u i dërgoi Kuvendit për Belinda Ballukun nuk përmendet asnjë eksponent i PD-së. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse ka biznesmenë të lidhur me opozitën, Bardhi u ndal te rasti i Elisa Spiropalit, për të cilën tha se po i goditet biznesi pasi doli kundër kryeministrit Edi Rama.Gazment Bardhi: “Nuk po sulmoj SPAK-un, po sulmoj standardin. Është fakt publik që në dhjetor SPAK-u kishte tjetër standard. A nuk solli kërkesë për arrestimin e Ballukut kur kishte një akuzë? Kur kishte pesë akuza, pse nuk e solli në Kuvend? Se i ka thënë Balla: ‘Ligjin do ta lexosh kështu siç themi ne.’ Nuk ka punë SPAK-u të shohë si e lexon ligjin Balla apo Bardhi. SPAK-u ka leximin e pavarur të ligjit. Kjo s’është prokurori e pavarur. Kjo është t’ia dorëzosh drejtësinë politikës. Unë kundër kësaj jam. Nuk jam kundër institucioneve. Raporti i SPAK-ut, që është përmbledhja e të gjitha fakteve, është plotësisht publik. Ka zero eksponentë të PD-së, ka zero të dhëna të papublikuara që lidhen me faktet penale. Duhet ta kemi të qartë se dosja ka pasur të dhëna, fakte dhe prova vetëm për akuzën që SPAK-u solli në Kuvend, për shkelje të barazisë në tenderë. Jo për akuzat që kanë dalë më vonë. Hetimet janë sekrete në tërësinë e tyre. Nuk ka asnjë të dhënë jopublike për krimet, se prokuroria i ka mbledhur në relacionin shoqërues. Ka urdhra: ‘Bjeri këtij të PD-së, bjeri atij.’Nertil Agalliu: A ka biznesmenë të lidhur me PD-në?Gazment Bardhi: “Ku lë Rama që PD-ja të ketë afër biznesmenë? Ata koleges së vet po i shuajnë biznesin vetëm se i doli kundër Ramës. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:48 Balla drejtues politik në Kavajë, Bardhi denoncon ‘rikthimin’ e Elvis Roshit pranë PS: I ka premtuar që do i mbyllen hesapet me drejtësinë (VIDEO) Drejtimin politik të Kavajës në duart e Taulant Ballës, Gazment Bardhi e sheh që të ketë si qëllim edhe afrimin e Elvis Roshit, ish-kryebashkiak i qytetit, me premtimin se do t’i mbyllen dosjet në SPAK.“Drejtuesi i ri i Prokurorisë, i ka si stil pune fraksionet. Çështja e Toyota Yaris, prokurorin e Vlorës e çoi për gjykim. Kishte të dhëna për korruptim të prokurorëve, për politikanë të lartë që kishin bashkëpunuar me krimin. Kanë kaluar 3 vite s’dimë ç’është bërë me fraksionin për Taulant Ballën edhe pse kishte indicie se kishte ndërhyrë te prokurorët për të çliruar nga sekuestrimi pronat e babait të Suel Çelës. Dosja ndaj prokurorit të Vlorës ka shkuar në gjykatë. Pyeteni drejtuesin e prokurorisë çfarë u bë me fraksionin e Taulant Ballës? Ka shkuar drejtues politik në Kavajë dhe një nga arsyet pse ka marrë një ish-kryetar bashkie i thotë rri i qetë se t’i mbyll unë çështjet. Është Elvis Roshi, ka nja 6 çështje në SPAK. Më kujton Belinda Ballukun në fushatën 2025, u thoshte grupeve kriminale do ua mbyll unë çështjet në SPAK, sot është vetë atje”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:42 Akuzat për ndërhyrjet estetike të Ballukut, Bardhi: Kam identifikuar klinikën në Milano! SPAK s’ka hetuar hollësisht, kam humbur besimin (VIDEO) Pas denoncimit në rrjete sociale për shpenzimet e padeklaruara të Belinda Ballukut për ndërhyrje estetike jashtë vendit, Gazment Bardhi thotë se e ka identifikuar klinikën në Milano.Kreu i grupit të PD shprehet në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se hetimi i SPAK ndaj deputetes ka qenë i paplotë. Ai shprehet se ka munguar vullnet i Prokurorisë së Posaçme dhe e ka humbur besimin tek institucioni.“SPAK ka për detyrë të bëjë verifikimet e veta për një gjë që është evidente, publike, e dukshme. Unë nuk punoj oficer i Policisë Gjyqësore të BKH. Do të vazhdoj edh eme të dhëna të tjera sesa i pa thelluar dhe i paplotë ka qenë hetimi për Ballukun. Kam identifikuar klinikën në Milano ku ajo ka kryer ndërhyrjet. S’kam as besim më te SPAK se ka treguar që nuk dëshiron ta hetojë në mënyrë të thelluar Ballukun. SPAK-ut i kam dërguar 5-6 dosje për Ballukun. S’jam thirrur as si kallëzues për t’u pyetur sepse do të dëshmoja edhe këtë denoncim publik që kam bërë. Kur ti çon dosje dhe sheh që nuk ka vullnet për t’u thelluar hetimi, nuk e kanë bërë”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 13:27 Sulmet ndaj SPAK, Bardhi: Prokuroria e Posaçme ndryshoi standardin në rastin e Ballukut, e trajtoi me preferencë! Nuk veprohet me standarde të dyfishta (VIDEO) Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon SPAK-un për standard të dyfishtë në çështjen e izh-zv.kryeministres Belinda Ballukut. Sipas tij, prokuroria duhej t’i kërkonte sërish Kuvendit heqjen e imunitetit pasi iu shtuan akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.Bardhi kërkoi gjithashtu sqarime se ku ndodhen arkat e kuqe me euro që, përmenden në dosje se ishin në vilën e Ballukut. Në intervistën për Report Tv, Bardhi tha se SPAK e trajtuar Ballukun “me preferencë nga SPAK-u, si bashkëpunëtore e afërt dhe nën mbrojtjen e Ramës”.“Jam i moderuar, mbështes institucionet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mënyrë koherente, sa herë kam konstatuar devijime nga ligji, kam zgjedhur të flas me fakte konkrete. Në rastin e Ballukut, SPAK-u ka ndryshuar standard. Për mua, standardet e dyfishta në çështje të caktuara përbëjnë problem, sepse cenojnë parimin e barazisë para ligjit.Në dhjetor kërkuan heqjen e imunitetit. Asokohe akuza ishte një, shkelje e barazisë në tenderë. Në kohën kur iu shtuan edhe katër akuza të tjera, SPAK-u refuzoi t’i ridrejtohej Kuvendit për heqjen e imunitetit. Nuk është qëllim që Balluku të shkojë në burg në shtator të 2026-s apo të 2027-s. Ndryshe nga rasti i qytetarëve të tjerë, që të kryejë hetime të plota për një deputet, SPAK-u duhet t’i kërkojë autorizim Kuvendit për kontrollin personal dhe kontrollin e banesës. Do të thotë që Ballukut t’i kontrollohet telefoni celular.SPAK-u pretendon dhe ka indicie që në vilë kishte arka të kuqe me euro, që janë para korrupsioni. Sot opinioni publik nuk e di ku ndodhen këto arka të kuqe me euro, se ato nuk janë para të pagës. SPAK-u nuk e di, se në dosjen që ka shkuar në gjykatë, SPAK-u nuk na thotë ku janë arkat e kuqe me euro. Ngre pretendimin që janë te vila, por kur ka bërë kontrollin, nuk i ka rezultuar që gjendeshin ende atje. Kontrolli është bërë në mars, ndërkohë që fotot ishin bërë shumë kohë më parë. S’ka bërë kontroll në banesë. Për të bërë kontrollin, duhej t’i drejtohej Kuvendit për heqjen e imunitetit.Së treti, s’më qëndron argumenti që ka dhënë SPAK-u. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, SPAK-u ka thënë që standardin e hetimit ma cakton Taulant Balla. Ka pasur një konferencë të posaçme të drejtuesit të SPAK-ut, Brahos, dhe dy prokurorëve, ku është thënë se interpretimi që Balla dhe katër kolegë të tij i kanë bërë në Këshillin e Mandateve nenit [numri i nenit është i paqartë në transkript] s’na lejonte t’i drejtoheshim Kuvendit. Ne mendojmë që është i gabuar, por kemi zbatuar atë interpretim që ka dhënë Balla. Ndërkohë, raporti i Ballës dhe i kolegëve të PS-së s’ka asnjë vlerë juridike për SPAK-un. Ajo që ka vlerë për prokurorinë është vendimi i Kuvendit.Kryeministri ka thënë shprehimisht se akuza e ardhur në Kuvend është vetëm për shkelje të barazisë në tenderë. ‘Nëse kërkesa do të ishte për korrupsion, ne s’do ta rrëzonim’, ka thënë kryeministri. Kur zonjës Balluku iu shtuan akuzat për korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim të pasurisë, pse nuk iu ridrejtua Kuvendit SPAK-u, me të njëjtin standard që ka ndjekur për persona të tjerë?Ka sjellë kërkesë për Ahmetajn me një të dhjetën e akuzave që ka Balluku, ka futur Veliajn në paraburgim me një të pestën e akuzave që ka Balluku, ka futur në paraburgim Metën me një të njëqindtën e akuzave që ka sot Balluku. Është shërbim ndaj publikut dhe jo sulm ndaj SPAK-ut që këto të vërteta t’i themi kështu siç janë. Balluku është trajtuar me preferencë nga SPAK-u, si bashkëpunëtore e afërt dhe nën mbrojtjen e Ramës”, tha Bardhi në Report Tv. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:16 Gazment Bardhi në Report Tv: Këtë javë çojmë në Kushtetuese hartën e re territoriale, u miratua në mënyrë të njëanshme (VIDEO) Këtë javë Partia Demokratike do t’i drejtohet këtë javë Gjykatës Kushtetuese për hartën e re territoriale. Lajmi u bë me dije nga Gazment Bardhi në një intervistë për Report Tv, ku tha se reforma u miratua në mënyrë të njëanshme.“Ne kemi vijuar punën në komisionin e reformës zgjedhore, të ndërgjegjshëm që Shqipëria ka nevojë për garanci të forcuara për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Fokusi ynë ka qenë te shqetësimet që ka ngritur ODIHR-i sa i takon shkrirjes së partisë me shtetin. Kemi paraqitur platformën dhe paketën tonë ligjore për ndryshimet e nevojshme, në reflektim të rekomandimeve të ODIHR-it. Mazhoranca s’ka qëllim të reflektojë standardet e ngritura nga ODIHR-i.Ajo është një urgjencë e sajuar nga grupi i PS-së, që në mënyrë të njëanshme ka miratuar një reformë territoriale elektorale. Grupi ynë do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese për të kundërshtuar miratimin antikushtetues të reformës së re territoriale-administrative. S’ka urgjencë në formulën e përzgjedhjes së këshilltarëve.Në kohën kur u ngrit komisioni, nuk dihej që mazhvoranca do bënte një reformë të njëanshme. Duan ti japin ngjyrime urgjence, le të vazhdojnë, për ne, e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta, që partitë politike të mos konkurrojnë me shtetin përballë”, tha Bardhi në Report Tv. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 13:15 PD kundër identifikimit elektronik në zgjedhje, Bardhi: Harxhim parash me tenderë të paracaktuar, s’ka ndërlidhje mes pajisjeve në qendrat e votimit (VIDEO) Partia Demokratike thotë se kërkesa për heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet 2027 vjen për shkakun se kjo metodë (të cilën PD e kërkoi vetë implementimin), nuk është funksionale në shmangien e votimit të shumëfishtë.Në një deklaratë për Report Tv, Gazment Bardhi thotë se tenderat janë të paracaktuar. Përmirësimi është tentuar 3 herë me kërkesën e PD, por pa një zgjidhje konkrete.“Është fakt që sistemi i identifikimit elektronik nuk ka arritur të parandalojë këtë shqetësim që ne kishim në prezantimin e tij. Duhet të kemi parasysh që s’ka ndërlidhje mes pajisjeve nga një qendër votimi në një tjetër. Në një pjesë dërrmuese të qendrave të votimit s’ka pajisje fare. Veç faktit që harxhohen paratë, nuk gjendet zgjidhje, tenderat janë të paracaktuar. E kemi tentuar 3 palë zgjedhje dhe nuk është përmirësuar. Sa kohë që KQZ nuk e ka bërë në 3 palë zgjedhje do të ishte gabim i rëndë për PD dhe opozitën që të pretendonte që i njëjti që s’e ka bërë në 3 palë zgjedhje, ta bëjë herën e katërt”, tha Bardhi. P.J/Shqiptarja.com Share P.J / A.Hl A.Hl Shqiptarja.com TAG: SPAK heton Ballukun belinda balluku spak zgjedhjet vendore 2027 reforma territoriale gazment bardhi PD buxheti 2027 Sot Live në Shqipëri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 2.3 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento jeri: 23/11/2026 13:23 Në PD kanë mbetur vetëm bq.si puna këtij... Përgjigju Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 70.9% Protesta 23.1% Asnjëra 6% Vota total: 2633 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?