Lajme Zone
Banorët tregojnë të shkuarën e 45-vjeçarit që vrau nënën: Më parë ka plagosur edhe një person
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

Banorët tregojnë të shkuarën e 45-vjeçarit që vrau nënën: Më parë ka plagosur edhe një person

“Shenjat i dha vite më parë, plagosi njërin”. Kjo është një prej dëshmive që vjen nga banorët e zonës për 45-vjeçarin Florion Dalladaku, i cili mbrëmjen e së hënës sulmoi me sëpatë prindërit e tij në Lushnje. Sulmi i mori jetën nënës së tij, Florije Dalladaku, ndërsa babai, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë. Pas ngjarjes, Florioni mori makinën e

“Shenjat i dha vite më parë, plagosi njërin”. Kjo është një prej dëshmive që vjen nga banorët e zonës për 45-vjeçarin Florion Dalladaku, i cili mbrëmjen e së hënës sulmoi me sëpatë prindërit e tij në Lushnje. Sulmi i mori jetën nënës së tij, Florije Dalladaku, ndërsa babai, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë.

Pas ngjarjes, Florioni mori makinën e të vëllait dhe u largua nga banesa. Ai u kap më pas nga policia në Fier.

Banorët e zonës thonë se 45-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor dhe se familja ishte përpjekur ta trajtonte. Sipas tyre, ai ishte dërguar edhe në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit, ndërsa problematika e tij ishte shfaqur prej vitesh.

Por një prej banorëve tregon se përpara tragjedisë së fundit kishte ndodhur edhe një episod tjetër i rëndë.

“Bëri një skandal, plagosi njërin. Por pastaj sikur u stabilizua”, tregon banori për News 24 duke shtuar se 45-vjeçari më vonë kishte shkuar edhe në Itali me vëllezërit e tij.

Sipas tij, përkeqësimi mund të jetë lidhur me faktin se trajtimi nuk ishte ndjekur në mënyrë të rregullt.

Një tjetër banor e cilëson familjen Dalladaku si të qetë dhe punëtore, ndërsa pohon se problemet e Florionit ishin të njohura.

“Këta e çuan vjet në Elbasan. Ka pasur probleme me familjen edhe më parë. Ka qenë cik problematik”, thotë ai.

Tashmë, pas vrasjes së nënës dhe plagosjes së babait, hetuesit po mbledhin dëshmi për të rindërtuar historikun e 45-vjeçarit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në sulmin fatal. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm