Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Banorët në Përrenjas protestë kundër reformës territoriale: Nuk e duam bashkimin me Librazhdin


Banorët e Përrenjasit kanë zhvilluar këtë të martë një protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin.

Banorët e Përrenjasit kanë zhvilluar këtë të martë një protestë kundër reformës së re territoriale, e cila parashikon një bashkim të mundshëm të kësaj bashkie me Librazhdin. Qytetarë e mbledhur në sheshin kryesor të qytetit, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi. Ata kanë firmosur edhe një peticion gjithashtu. LEXO edhe...Atentati në Elbasan, ‘Ot Kila’: Nipi im ka qenë aty rastësisht, nuk ka lidhje “Jemi kundër, në asnjë mënyrë nuk duhet bërë kjo. Ka zona të tjera që mund të lëvizen. Do ta kundërshtojmë këtë deri në fund”, tha një banor. “Do të bllokojmë rrugën nacionale, se ndryshe me këta nuk ‘çahet’”, tha një tjetër. "Nuk jemi dakord me këtë. Pse të shkoj unë për një firmë në Librazhd. Bashkinë këtu nuk e lëviz njeri”, tha një qytetare. Qytetarët kanë paralajmëruan se protestat do të vijojnë nëse propozimi për bashkimin me Librazhdin mbetet pjesë e diskutimeve për reformën e re administrativo-territoriale. Xh.K/E.H/ReportTv.al Elbasan librazhd Përrenjas Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.4% Nuk e di 8.6% Vota total: 2877 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?