Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një banesë në fshatin Tapi, në bashkinë e Kuçovës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të komshinjve është shpëtuar 90-vjeçarja Sherina Hatija, e cila jetonte e vetme në banesë. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në një prej prizave të shtëpisë. Fillimisht flakët janë shfaqur në dhomën e ndenjës dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. LEXO edhe...Spanja dhe Franca nën flakë, mijëra hektarë të shkrumbuar dhe qindra banorë të evakuuar, 2 viktima mes zjarrfikësve, temperaturat 40 gradë rëndojnë situatën Komshinjtë kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë të moshuarën jashtë banesës, ndërsa më pas ajo është transportuar me ambulancë në Spitalin e Kuçovës për një kontroll rutinë. Fatmirësisht, 90-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar djegie. Një fqinj i 90-vjeçares tregoi për momentin e zjarrit. “Plaka po ishte andej po rrinte ulur, do digjej dhe ajo. Vajtëm dhe e nxorrëm nga banesa. Ishte nusja e Agronit matanë dhe po fikte flakët me zorrë” tha ai Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kuçovës, të cilave iu bashkuan edhe efektivët e zjarrfikëses së Dimalit. Pas një ndërhyrjeje të shpejtë, flakët u lokalizuan dhe u shuan, duke parandaluar përhapjen e tyre, megjithëse banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt në instalimin elektrik. U.D/ReportTv.al kucove zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.2% I gabuar 27.7% Nuk e di 8.1% Vota total: 3797 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

