Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, u bë shënjestra e radhës e barbarizmit politik të protestuesve mbrëmjen e së dielës Ndërsa ecte në rrugët e Tiranës me dy vajza, Balluku u bë objekt e sulmit me fyerje nga një grup protestuesish e ndoqën nga pas për disa minuta. “O hajdute, o hajdute, o hajdute… Rama n’burg, Belinda n’burg… O hajdute, te cila vilë do shkosh, o hajdute?”, dëgjohen të thonë ata. Kjo nuk është hera e parë që figura politike vihen në shënjestër të protestuesve. Më 8 shtator, teksa deputetja socialiste Iris Luarasi ishte në qendrën Topttani për të shkuar më pas drejt parlamentit, aktivistja Arvina Lleshi dhe disa persona të tjerë e ndoqën deputeten, duke e quajtur “hajdute” dhe duke i thënë se “nuk i përfaqëson gratë”. LEXO EDHE:Ambulanca vonohet mes turmës! Protestuesit refuzuan t'i hapnin rrugën (VIDEO) Balluku është nën hetim nga SPAK. Fillimisht Belinda Balluku u mor e pandehur 31 tetorin e vitit 2025 vetëm për tunelin e Llogarisë, tender me vlerë 190 milionë euro. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. Më 9 shtator Gjykata e Tiranës vendosi sekuestrimin e një vile, në Palasë, “në pronësi faktike” të Belinda Ballukut, por të fshehur edhe këtë herë nën emrin e ish futbollistit të njohur të kombëtares, Igli Tare. Vila, sipas Prokurorisë së Posaçme, është marrë në këmbim të të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese bashkë me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milion eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së madhe të Tiranës. Më herët SPAK i kishte sekuestruar Ballukut edhe një tjetër vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: belinda balluku protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Diaspora: 13/09/2026 23:57 Duhesh terheq zvarre bushtra plak Përgjigju Edvin: 13/09/2026 23:31 Ta hidhnin me mire te Lana te biem rehat, keto jane bande dhe jo hajdute.Tamam bande e organizuar Përgjigju Une Shqip: 13/09/2026 22:53 Gabim qe nuk e morren per brekesh e ta hidhnin ne kosh plehrash!!! Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 14/09/2026 08:29 Nuk denohen dhe ofendohen personat pa u gjykuar sipas ligjit , kjo menyre tregon injorance nuk ka gjyqe popullore si ne kohen e Enverit . Saliu: 14/09/2026 08:26 Veprime rrugaqesh...
Ku jemi ne qe te bejme gjyq ne rruge se edhe ne Afrike nuk.ndodhe kjo sjellje
TURP...le te merret drejtesia me Ballukun dhe cilindo qe ka thyer ligjet. Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7470 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
