Lajme Zone
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Del pas 3 orësh në SPAK Igli Tare, çfarë deklaroi për gazetarët


Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”.

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë, 31 gusht, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”. Tare ka qëndruar për rreth tre orë në ambientet e SPAK-ut, ku mësohet se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve lidhur me çështjen që është në hetim. Në përfundim të paraqitjes së tij, ish-futbollisti është përballur me gazetarët jashtë ambienteve të SPAK-ut, por ka zgjedhur të mos japë detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë. “Falënderoj mediat për mënyrën si e kanë transmetuar”, u shpreh shkurt Tare. Nën hetim për pastrim parash

Igli Tare ndodhet nën hetim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa emri i tij është përfshirë në hetimet e dosjes “Balluku”.

Në qendër të verifikimeve të SPAK-ut është një vilë në zonën e Dhërmiut, për të cilën prokurorët po hetojnë rrethanat e pronësisë, transaksionet financiare dhe lidhjet e mundshme me persona të tjerë të përfshirë në dosjen hetimore.

Më herët, në kuadër të të njëjtave hetime, ishte thirrur nga prokurorët e posaçëm edhe vëllai i Igli Tares, Agron Tare.

Hetimet vijojnë ndërsa SPAK po verifikon lidhjet financiare dhe pasurore të personave të përfshirë në dosjen “Balluku”. Paraqitja në SPAK dhe statusi i hetimit nuk nënkuptojnë fajësi, ndërsa çdo përgjegjësi penale duhet të përcaktohet përmes procesit të rregullt ligjor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb