Lajme Zone
Takim me klubet e Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullat e Lojës
SportCNA

Takim me klubet e Kategorisë së Parë, prezantohen ndryshimet në Rregullat e Lojës

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik. Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet dhe sqarimet e reja në Rregullat e Lojës, me qëllim informimin e plotë të klubeve dhe krijimin e një kuptimi sa më të qartë mbi zbatimin e tyre gjatë ndeshjeve. Në

Sektori i Arbitrimit në FSHF, në bashkëpunim me Departamentin e Garave, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë së Parë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet dhe sqarimet e reja në Rregullat e Lojës, me qëllim informimin e plotë të klubeve dhe krijimin e një kuptimi sa më të qartë mbi zbatimin e tyre gjatë ndeshjeve.

Në fokus të diskutimeve ishin zëvendësimet dhe procedurat përkatëse, shkeljet dhe sanksionet, vendimmarrja e arbitrave, kohëzgjatja dhe rifillimi i ndeshjeve, penalltitë, faullet dhe sjellja e pahijshme, rivëniet anësore e fre, goditjet nga këndi, si edhe procedurat për trajtimin dhe vlerësimin e lojtarëve jashtë fushës.

Ky takim vjen në vijim të sesioneve informuese të zhvilluara nga Sektori i Arbitrimit me strukturat e futbollit shqiptar në prag të nisjes së sezonit të ri, duke synuar një zbatim sa më të njëtrajtshëm të Rregullave të Lojës në të gjitha nivelet e garave. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.