Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se SPAK duhet të kërkojë sërish në Kuvend heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një lidhje live për Report Tv, me gazetarin Denis Minga, Alibeaj tha se çështja ‘Balluku’ është e lidhur drejtpërdrejtë me integrimin europian të Shqipërisë. Pavarësisht se sipas Alibeajt BE e ka cilësuar çështjen ‘Balluku’ si një test kritik për Qeverinë, ai tha se Taulant Balla dhe deputetët e tjerë të PS sërish nuk e votuan heqjen e imunitetit të saj. LEXO EDHE:Peshëngritësi Erkand Qerimaj paraqitet në SPAK: Depozitova kallëzim, s'jam thirrur për asnjë çështje (VIDEO) “Nëse mund të ketë një çështje që ka lidhje me integrimin europian, ka një çështje që Balla me shokë nuk e kanë votuar. Bëhet fjalë për heqjen e imunitetit të Ballukut. BE e ka ngritur me të madhe, e ka cilësuar test kritik të Qeverisë. Balla me shokë nuk e kanë votuar. Ligjet për BE-në duhet të jenë çështje të tilla që të paraprihen nga një proces i natyrës publike. Po integrohen shqiptarët në BE. Shqiptarët duhet ta dinë se cilat janë këto ligje që po kalohen. Edhe kjo mënyrë e të kaluarit të këtyre ligjeve, nuk është shumë e ndershme në optikën europiane”, tha mes të tjerash Alibeaj. Alibeaj theksoi më tej se ka pritur prej kohësh që SPAK të çojë një kërkesë të dytë në Kuvend, për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut. Ish-ministri tha se janë plotësuar të gjitha kushtet që SPAK të kërkojë sërish arrestimin e Ballukut, pasi sipas tij, veç akuzës për shkelje të barazisë në tendera, ish-zv.kryeministres i janë shtuar edhe akuzat për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’. Alibeaj shtoi se tashmë është bërë e ditur se gjatë periudhës që ish-zv.kryeministrja ishte nën hetim, njerëz afër Ballukut kanë ushtruar presion ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj. “Kam pritur prej kohësh që SPAK një kërkesë të tillë t’ja bëjë Parlamentit. Që nga momenti kur drejtuesi aktual i SPAK në parlament është shprehur se nëse do të kishte fakte të reja për Ballukun, që do të ndryshonin pozitën e saj juridike, do të bënin një kërkesë të re. Nga ai moment kanë ndodhur gjithë këto elementë. E para, ka hetuar SPAK-u gjerë dhe thellë. Ka nxjerrë fakte të reja, shtëpi të reja, pastrim parash, fshehje të të ardhurave të zonjës. Akuzat kanë kaluar nga shkelja e barazisë në tendera në korrupsion pasiv. Tashmë është bërë e ditur se gjatë periudhës që ishte nën hetim, nga njerëz afër Ballukut ka ndodhur që të jetë ushtruar edhe presion ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj. SPAK duhet të kërkonte heqjen e imunitetit. Unë e di që SPAK nuk e ka në dorë votën e Ballës, Ramës, Ballukut dhe të tjerëve. Koha ende nuk ka mbaruar. Një drejtësi e vonuar, është drejtësi edhe e mohuar”, shtoi Alibeaj. Dy ditë më parë ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për 'shkelje të barazisë' në tendera në 9 raste, 'korrupsion', 'pastrim parash' dhe 'fshehje pasurie'. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: SPAK heton Ballukun Imuniteti i Belinda Ballukut belinda balluku enkelejd alibeaj spak Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.2% Disi 3.1% Vota total: 11187 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

