Në një intervistë në “News24”, Klevis Balliu foli për protestën qytetarë dhe zhvillimet politike në vend. Gjatë intervistës, Balliu vlerësoi protestën, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama e ka frikë këtë protestë, pasi sipas tij i nxori maskës siç është në të vërtetë. Ndërsa nuk i kurseu kritikat ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, për të cilën tha se ka bërë kërdinë me vjedhjet. “Si qytetar jam krenar. Shikoj që më në fund njerëzit po shohin të vërtetën. Këto akuza që dëgjojmë sot kemi 14 vite që i themi. Shikoj rezistencën që nuk është e lehtë ta bësh, ata e kanë më të vështirë se një parti politike për të qëndruar. Rama e ka frikë këtë protestë. Kjo protestë bëri një gjë që ne nuk arritëm ta bënim, bëri zhveshjen e maskës së Edi Ramës, e nxorën cullak si është një hajdut i rëndomtë i lidhur me krimin e organizuar, një mashtrues një karagjoz”, u shpreh ai, duke shtuar: “Belinda Balluku bën kërdinë. Këtu po shtetëzohet, po rikthehet shtetëzimi, e keni parë ligjin për shëndetësinë, për atë arsye e dha dorëheqjen Ministrja e Shëndetësisë. Të shtetëzosh të gjithë shëndetësisnë, siç bënë me armët, kompaninë KYO, me izraelitin tjetër, një izraelit për shëndetësinë dhe një izraelit për kompanitë e armëve, të dy miqtë e Edi Ramës, që s’kanë lidhje me izraelin por me afera korruptive të Ramës. Në arenën ndërkombëtare sot nuk ka shqiptfolës dhe anglishtfolës që nuk e di kush është zoti Rama. Emri i zotti Rama është sinonim i vjedhjes. Sa për zgjedhjet, di që zoti Alimehmeti është një fgurë e mirë. Nuk di të ketë të tjerë për të kandiduar. Nga mediat nga sa kam ndjekur e ka pasur dëshirë dhe është figurë e mirë që do ti bënte nder Tiranës. Sa i përket asaj që po ndodh në krahun tjetër, ndodh që një hajdut që është në burg shkarkon një hajdut tjetër jashtë burgu. Kjo parti që e ka lënë bashkinë e Tiranës në këtë derexhe kërkon të marrë edhe një mandat tjetër, Por me kë? Me Manastirliun që ishte hajdutja e parë.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: klevis balliu
