Lajme Zone
'Balluku'/ Bardhi: Çfarë pret SPAK, të sjellë kërkesën e dytë për arrest! Akuza Brahos? Demo pika jote e kontaktit me Ramën
PolitikëShqiptarja

'Balluku'/ Bardhi: Çfarë pret SPAK, të sjellë kërkesën e dytë për arrest! Akuza Brahos? Demo pika jote e kontaktit me Ramën

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i ka kërkuar SPAK të mos vonojë dhe të dërgojë në Kuvend kërkesën e dytë për arrestimin e ish zv kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i ka kërkuar SPAK të mos vonojë dhe të dërgojë në Kuvend kërkesën e dytë për arrestimin e ish zv kryeministres Belinda Balluku, pasi asaj iu sekuestrua një tjetër vilë e fshehur në emrin e Igli Tares, si edhe iu shtua akuza e mosdeklarimit të pasurisë. “Edhe sa vila të Belinda Ballukut duhet të zbulojë SPAK, që të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj? Deri tani, 2 vila të sekuestruara dhe 4 akuza penale: korrupsion pasiv, fshehje pasurie, pastrim parash në rrethana cilësuese dhe shkelje e barazisë në 8 procedura prokurimi.” shkruan Bardhi. Kreu i grupit demokrat shkon edhe më tej kur akuzon kreun e SPAK Klodian Brahon si pjesë e një aleance të fshehtë me qeverinë, duke e quajtur “Aleanca e Valamar”. LEXO EDHE:Avokati Ndreca: SPAK refuzoi pa arsye takimin e avokatëve britanikë me Veliajn, ankimi në Strasburg brenda shtatorit “Aleanca e Valamarit” nuk mund të jetë më e fortë se ligji”, shkroi Bardhi, i cili më herët pretendoi në një intervistë televizive se Braho po ndikohet nga kryeministri Edi Rama për të mos vepruar mbi Ballukun. Sipas Bardhit, pika e kontaktit e Ramës me Brahon është Ervin Demo, i sapoemëruar ministër i Brendshëm, pasi ka lidhje të afërta me kreun e SPAK dhe se sipas tij takimet mes tyre zhvillohen në një kompleks në gjirin e Lalzit. Në intervistë, Bardhi tha se Braho duhet të distancohet nga Demo dhe Rama. SI.E./Shqiptarja.com TAG: ervin demo gazment bardhi belinda balluku spak klodian braho Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.6% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4907 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?