Lajme Zone
Balliu: Rënia e pushtetit të Ramës po afron, ndryshimi i pashmangshëm! Qeveria e re do nxjerrë para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve
PolitikëBalkanWeb

Balliu: Rënia e pushtetit të Ramës po afron, ndryshimi i pashmangshëm! Qeveria e re do nxjerrë para përgjegjësisë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Pogradec me drejtues dhe anëtarë të strukturave të PD-së, ku është diskutuar situata politike dhe organizimi i opozitës.

Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim në Pogradec me drejtues dhe anëtarë të strukturave të PD-së, ku është diskutuar situata politike dhe organizimi i opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se gjatë takimit me deputetët Ivi Kaso dhe Ledina Alolli, si dhe me kryesinë e degës, u diskutua për zhvillimet politike dhe çështjet organizative. Balliu deklaroi se rënia e pushtetit të Ramës, Ergys Agasit, Vlora Hysenit dhe Belinda Ballukut po afron, duke e cilësuar ndryshimin politik si rezultat të qëndresës së qytetarëve dhe opozitës. Reagimi i plotë:

Dje në Pogradec, së bashku me kolegët Kaso dhe Aliolli dhe kryesinë e degës, diskutuam situatën politike dhe çështjet organizative. Motivimi është më i madh se kurrë, sepse rënia e këtij pushteti të Ramës, Agasit, Vlorës dhe Belindës po afron. Ky ndryshim nuk ka ardhur vetë: është rezultat i qëndresës së shqiptarëve dhe i betejës 14-vjeçare të Partisë Demokratike përballë këtij regjimi. Ndryshimi është i pashmangshëm. Qeveria e re do të vendosë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve, kanë dëmtuar ekonominë dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare, duke filluar me Edi Ramën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Balliu