Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist i huaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla vlerësoi ndërhyrjen e Policisë, e cila sipas tij ka arritur të ndalojë në kohë rekord autorin e dyshuar të krimit.
“Humbja e jetës së një turisti të huaj nuk është në traditën e shqiptarit. Ata vijnë në Shqipëri në besën dhe mikpritjen e shqiptarit”, u shpreh Balla. Ai kërkoi që tashmë drejtësia të bëjë detyrën e saj dhe që rasti të shërbejë si shembull për ndëshkimin e autorit.
“Drejtësia duhet të bëjë detyrën dhe shembullin!”, theksoi Balla. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Balladrejtesiaksamilvrasja

