Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, Plarent Ndreca është shprehur mbrëmjen e sotme se po vlerëson mundësinë e një kallëzimi ndaj ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut. "Jemi duke e vlerësuar. Nuk kemi dalë ende në konkluzion", tha ai. Në një emision televiziv, avokati i pandehuri i SPAK, është shprehur se Gogu ka shkelur ligjin me vizitën në burg dhe takimin që ka zgjatur një orë e gjysmë me Veliajn në zyrën e drejtorit të burgut. Ai shtoi se nuk ka dijeni nëse biseda mes tyre është regjistruar. “Nuk e kam idenë. Do të ishte shumë mirë të ishte e regjistruar. E vetmja mundësi që të jetë e regjistruar biseda, është që ta ketë regjistruar administrata e burgut apo zoti Gogu. Unë nuk e kam ende atë provë, ai mbase”, tha Ndreca. Ndër të tjera tha se se nuk ndjen frikë nga kërcënimet apo deklaratat e kryeministrit Edi Rama. “Nuk kam asnjë frikë sepse jam shumë i qartë për çfarë kam bërë dhe çfarë nuk kam bërë. Nuk ndiej frike. Bisedat janë pjesë e një komunikimi që nuk është normal për Kryeministrin e një vendi”, tha Ndreca. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

