Një ditë para seancës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj në Gjykatën e Lartë, mediat e pushtetit, propaganda, njerëzit e Veliajt po vijojnë skenarët dhe skemat duke mashtruar opinionin publik.
Avokati i pandehur i SPAK, Plarent Ndreca në një dalje televizive ka deklaruar se nuk ka arsye që Erion Veliaj të qëndrojë në paraburgim, se ndërhyrja e mundshme në prova nuk mund të prezumohet, por duhet të mbështetet në fakte konkrete.
Ky është një mashtrim. Gjykata në vendimin e saj e ka theksuar, e zeza mbi të bardhë, se Erion Veliaj i lirë rrezikon të ndotë provat. Zbardhet vendimi i Apelit të GJKKO-së: Veliaj, rrezik për helmimin e provave 8 Prill, 17:56 Sa i përket mbështetjes në fakte konkrete që pretendon Ndreca është fakt se, Klotilda Bushka ka prishur provat duke intimiduar dhe duke i marrë telefonin dëshmitares.
Për këtë, për të njëjtën dosje, Bushka është akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal dhe është dërguar për gjykim. E vërteta e Klotilda Bushkës në gjyqin ndaj Veliajt 3 Prill, 18:28 Avokati i pandehur Plarent Ndreca thotë më tej se, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera. “Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera, siç është që z. Veliaj ka një mandat kushtetues në raport me ndërhyrjen potenciale të mundshme. Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye”, tha Ndreca. Edhe ky një tjetër mashtrim. Erion Veliaj është lënë në burg në të gjitha nivelet e gjykatave. Gjykata Kushtetuese nuk e ka rikthyer kurrë në zyrë Erion Veliajn. Gjykata Kushtetuese, kurrë nuk e ka gjetur ndalimin e tij joligjor se po të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese do të thoshte “lironi Erion Veliajn të kthehet në detyrë”.
Gjykata Kushtetuese i ka thënë Gjykatës së Lartë ma arsyetoni, pse kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg në raport me zgjedhjen e tij si kryetar bashkie. Nuk ka asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë Erion Veliaj të kthehet në zyrë, Erion Veliaj duhet të lirohet etj. Gjashtë fakte që rrëzojnë lavazhierët mashtrues të Erion Veliajt
30 Gusht, 12:32 Ndreca më tej shprehet se, ka kaluar një vit që hetimi ka përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në masën ekstreme të sigurisë. “Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye. Ka kaluar një vit që hetimi ka përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që z.Veliaj të mbahet në masën ekstreme të sigurisë. Gjykata Kushtetuese me të drejtë vendosi si arsye shtesë ë kemi të bëjmë me një të zgjedhur politik. Nuk ka asnjë mundësi të ketë cenim të provave. Prokuroria është e gatshme t’i drejtohet gjykatës. Prezumohet që prokuroria e ka përfunduar të gjithë procesin e saj dhe i ka të gjitha provat për të bindur gjykatën. Arsyeja që mbahet në paraburgim është ajo që thonë zotërinjtë e Gjykatës Kushtuese, që gjykatat nuk kanë vlerësuar si duhet raportin e Veliajt”, tha avokati Ndreca. Erion Veliaj nuk kërkon një masë ndryshe sigurie, pra arrest në shtëpi apo detyrim me paraqitje, Erion Veliaj kërkon të kthehet aty ku ka kryer 13 vepra të rënda penale, pra në zyrë.
Nuk ka asnjë gjykatë në botë që të nxjerr dhe të liron që të kthehesh aty ku ke kryer vepra të rënda penale 19 muaj pasi je arrestuar, ku nuk ke bërë gjë tjetër veçse ke sulmuar prokurorë e gjyqtarë të drejtësisë, ke tentuar të shkatërrosh procesin dhe për më tepër në 14 muaj nuk ke shkuar në gjykatë dhe ke shtyrë seancat gjyqësore megjithëse një mal me prova dhe fakte janë në GJKKO. Erion Veliaj, prej një viti e tre muaj nuk pranon të gjykohet 7 Shtator, 15:26 Veliaj vijon me sagën e zvarritjeve gjyqësore, duke gjetur strategji dhe alibi për të shtyrë seancat ashtu siç ka bërë prej më shumë se një viti, një herë duke përdorur si pretekst sëmundjet, herë tjetër ndryshimin e avokatëve, tjetrën herë kafazin e xhamit, së fundi lindjet. Deri më tani ka ndryshuar disa avokatë, i është vendosur edhe avokat kryesisht, tani ka avokatin e pandehur Plarent Ndrecën dhe sërish vijon të mos shkojë në gjykatë. Nga ana tjetër gjykata ia ka pezulluar afatet e paraburgimin dhe sërish nuk shkon të gjykohet. Erion Veliaj, prej një viti e tre muaj nuk pranon të gjykohet 7 Shtator, 15:26 Dalja e njerëzve të Veliajt një ditë para seancës në Gjykatën e Lartë tregon propagandën e pandalshme me mashtrime që bëhen për llogari të Erion Veliajt.
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, korrupsion, pastrim të produkteve të veprës penale, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të ndaluara në qeli.
Prej një viti e tre muaj, ai nuk shkon të gjykohet dhe nuk ka dalë një herë të vetme të kundërshtojë provat dhe faktet që prokurorët kanë gjetur kundër tij, por me skenarë dhe skema të ndryshme vazhdon të shtyjë pafundësisht gjyqet në GJKKO. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

