CNA ka shkruar shpesh, që nga nisja e protestës në kryeqytet, e cila sot është në ditën e 96-të, për pjesëmarrësit në protestë, për grupimet që zbritën në shesh, duke nisur nga qytetarët e thjeshtë, opozitarët, sorosianët, neomarksistët, ballistët, revolucionarët, LGBTQI dhe influencerët.
Në grupin e influencerëve, CNA përmendi personat të cilët kishin ndjekur Erion Veliajn nëpër fushata apo dhe para gjykatës pas arrestimit.
Dhe, me të drejtë arritëm në përfundimin se një pjesë e madhe e atyre që janë në protestë janë njerëzit e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale Erion Veliaj. Kush është në protestë?!
10 Qershor, 14:48 Pas influencerëve, po na dalin dhe avokatë të flamingove në rolin e fallxhorëve, si rasti i avokatit Alban Duraj. Fillimisht del si avokat i flamingove duke bërë thirrje për lirimin e protestuesve, ndërsa shkon më tej në rolin e fallxhorit duke parashikuar se Erion Veliaj do të dalë nga burgu me 15 shtator. Deri më tani dy parashikuesit më të mëdhenj të fatit të Veliajt me 15 shtator janë Mero Baze dhe ky avokati i flamingove.
I pari, në pacavuren e tij, si gazetar pranë familjes së Veliajt na thotë se, drejtuesi i Gjykatës së Lartë, pra kryetari i saj Sokol Sadushi ka halllin e gjyqit popullor, ndërsa avokati i flamingove me lidhje të drejtëpërdrejtë me Sokol Sadushin dhe trupën gjykuese si fallxhor parashikon se Erion Veliaj del me 15 shtator. Mero Baze "shet" Sadushin: Kam frikë nga gjyqi për Veliajn
31 Gusht, 14:03 Ndoshta ka në plan që me 16 shtator të shkojë ta marrë kryebashkiakun e arrestuar në burgun e Durrësit me makinën e tij dhe ta sjellë në Tiranë. Deri këtu arrijnë parashikimet e avokatit fallxhor që natën kërkon lirimin e protestuesve ndërsa ditën thotë se Veliaj do të dalë nga burgu me 15 shtator./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

