Lajme Zone
Avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e zjarreve, Rama: Gusht sfidues, na gjen më të fortë dhe të përgatitur
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e zjarreve, Rama: Gusht sfidues, na gjen më të fortë dhe të përgatitur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës. Teksa e konsideron gushtin sfidues sa i përket vatrave aktive në vend, Rama shprehet se kjo periudhë i gjen më të përgatitur.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht💔”, shkruan Rama krahas videos. Top Channel