Lajme Zone
Avionët e Erdogan sollën autobotë uji për Ramën! “Do përdoren kundër protestuesve shqiptarë”
PolitikëJOQ Albania

Avionët e Erdogan sollën autobotë uji për Ramën! “Do përdoren kundër protestuesve shqiptarë”

Dy avionë ushtarakë turq mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, për të sjellë dy autobotë uji të tipit TOMA, për shpërndarjen e protestuesve.

Dy avionë ushtarakë turq mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, për të sjellë dy autobotë uji të tipit TOMA, për shpërndarjen e protestuesve.

Sipas raportimeve, avionët ishin nisur nga Kayseri i Turqisë më 19 tetor dhe ishin kthyer pas shkarkimit të mjeteve. Lëvizja raportohet se është evidentuar edhe në platformën Flightradar24. Ngjarja vjen në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Deputeti turk Turhan Çömez, i cili përmes një postimi në rrjetin social X ka ngritur shqetësime për përdorimin e këtyre mjeteve ndaj protestuesve shqiptarë. Çömez shkruan se autobotët do të përdoren për të shtypur demonstratat dhe kritikon ashpër dërgimin e tyre në Shqipëri. “Përvoja juaj në shtypjen e protestave i ka kaluar kufijtë. Tani po bëheni lider botëror duke dërguar në Shqipëri autobotë uji që do të përdoren kundër studentëve!”, shprehet deputeti turk. Mbërritja e raportuar e mjeteve vjen mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ku janë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë uji.