Lajme Zone
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës në supermarketet e vendit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të produkteve të shportës në supermarketet e vendit

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti u ka kërkuar subjekteve të paraqesin informacion të detajuar mbi shitjet totale për vitin 2025 dhe periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e 30 produkteve që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do ti nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të sjelljes së tregut.

Autoriteti i Konkurrencës nisi monitorimin në tregun e shitjes me pakicë të produkteve të shportës, për të parë nëse ka abuzimeve me çmimet. Në një njoftim publik, Autoriteti thotë se ky monitorim nis pas disa ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve të ngritura nga disa deputetë. Monitorimi do të përfshijë supermarketet kryesore në vend, të cilët do duhet t’i ofrojnë autoritetit të konkurrencës të dhënat e shitjeve dhe të çmimeve për vitin 2025 dhe periudhën janar deri në qershor 2026. LEXO EDHE:Kuvendi i rikërkon Konkurrencës hetim për spitalet private! Monitorim kompanive të karburanteve! INSTAT ngarkohet me Censin e Bujqësisë Këto të dhëna do të kërkohen për 30 produkte që zënë peshën më të madhe në shitjet e tyre të cilat do t’i nënshtrohen një analizë të plotë krahasuese të çmimeve gjatë kësaj periudhe K.M/SI.E./Shqiptarja.com TAG: produktet e shportes autoriteti i konkurrencës Komento Komente Sondazhi i ditës:

10 Korrik, 22:22

Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.3% Jo! 18.4% Disi! 3.3% Vota total: 2081 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?