Lajme Zone
“Autokratët injorantë, propagandë për të mbrojtur vjedhjen në grup”/ Artan Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Autokratët injorantë, propagandë për të mbrojtur vjedhjen në grup”/ Artan Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj krahasimeve që po u bëhen protestave studentore në Shqipëri me lëvizjet studentore në Francë dhe vende të tjera të Evropës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga kritikon propagandën që, sipas tij, përpiqet t’i paraqesë këto protesta si pjesë të së njëjtës lëvizje, duke shpërfillur shkaqet dhe kërkesat e ndryshme të protestuesve.

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ashpër ndaj krahasimeve që po u bëhen protestave studentore në Shqipëri me lëvizjet studentore në Francë dhe vende të tjera të Evropës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga kritikon propagandën që, sipas tij, përpiqet t’i paraqesë këto protesta si pjesë të së njëjtës lëvizje, duke shpërfillur shkaqet dhe kërkesat e ndryshme të protestuesve. Akademiku sjell në vëmendje një episod të vitit 1968, kur diktatori Enver Hoxha krahasoi lëvizjet studentore në Evropë me aksionet e rinisë shqiptare për ndërtimin e hekurudhave. Sipas Fugës, e njëjta mënyrë propagandistike po përdoret edhe sot, kur protestat në Shqipëri krahasohen me lëvizjet evropiane dhe etiketohen me terma që nuk pasqyrojnë realitetin. “Kur dëgjoj, lexoj, shoh sesi barazojnë lëvizjet e protestave në Tiranë dhe gjetiu me lëvizjet studentore në Francë a gjetiu nëpër Evropë, buzëqesh hidhur dhe them: Fali budallenjtë, o Zot, se nuk dinë çfarë flasin!”, shkruan Fuga. Ai thekson se propaganda dhe komunikimi strategjik mund të prodhojnë keqinformim dhe dezinformim, duke krijuar interpretime të gabuara të ngjarjeve politike dhe shoqërore. Duke iu referuar vitit 1968, akademiku kujton se Enver Hoxha shkoi në Gradishtë, ku të rinjtë shqiptarë punonin në aksione për ndërtimin e hekurudhave, dhe u foli atyre për protestat studentore që kishin shpërthyer në Francë. Sipas Fugës, propaganda komuniste i paraqiste studentët evropianë si pjesëmarrës në një revolucion proletar kundër kapitalizmit, ndërsa të rinjtë shqiptarë si ndërtues të socializmit përmes punës vullnetare. “Në fakt, dy gënjeshtra bashkë. Rinia evropiane nuk po rrëzonte kapitalizmin dhe nuk po bënte revolucionin socialist, dhe vullnetarët në aksion nuk po ndërtonin shoqërinë pa shfrytëzim, por po shfrytëzoheshin kot më kot për punë skllavi të papaguar!”, shkruan akademiku. Fuga e lidh këtë episod historik me debatet e sotme rreth protestave në Shqipëri, duke kundërshtuar përpjekjet për t’i barazuar ato me lëvizjet studentore evropiane. REAGIMI I FUGES

Propaganda që barazonte Gradishtën me Parisin (Nga budalliqet e historisë shqiptare)

Kur dëgjoj, lexoj, shoh sesi barazojnë lëvizjet e protestave në Tiranë dhe gjetiu me lëvizjet studentore në Francë a gjetiu nëpër Evropë, buzëqesh hidhur dhe them fali budallenjtë o Zot se nuk dinë çfarë flasin! Tmerr është, por propaganda dhe komunikimi strategjik ndërkombëtar gjithçka e bën lëmsh! Ngatërron gjithçka, prodhon keqinformim, dezinformim dhe lloj – lloj broçkullash të tjera. Dhe buzëqeshja më vjen si e shkrirë gazit kur më kujtohet një shembull gjashtëdhjet vjet më parë që si fëmijë e përjetova, por më pas e studjova me rrënjë. Në vitin 1968 në Francë dhe Evropë plasi lëvizja studentore që transformoi të gjithë botën, duke krijuar botën ku jetojmë, mirë a keq.

Enveri ynë shkon në Gradishtë ku bënin aksione rinia në ndërtim hekurudhash, një hap më larg se ku kishte vatrat e kampeve për të internuar. Mban një fjalim para studentëve që me shaje në qafë, me hov revolucionar brohorisnin dhe aprovonin fjalët e tij se studentët në Evropë po bënin revolucionin proletar aq të shumëpritur. Kurse ata po ndërtonin hekurudhat socialiste!

Ndërkohë e vërteta ishte se as bëhej fjalë për një interpretim të saktë. Vetëm revolucion proletar nuk donin studentët evropianë, ata ishin ngritur edhe kundër ideologjisë marksiste. Por, ne ashtu na u propogandua. Ashtu besohej se kapitalizmin po e hidhnin në tokë studentët. Pastaj oratori tha se të njëjtën gjë po bënte edhe rinia revolucionare në Shqipëri. Nuk po rrëzonte kapitalizmin, por po ndërtonte socializmin. Duke bërë punë vullnetare. I njëjti revolucion!

Në fakt dy gënjeshtra bashkë. Rinia evropiane nuk po rrëzonte kapitalizmin dhe nuk po bënte revolucionin socialist, dhe vullnetarët në aksion nuk po ndërtonte shoqërinë pa shfrytëzim, por po shfrytëzoheshin kot më kot për punë skllavi të papaguar!

Ja kjo më kujtohet sot kur dëgjoj se studentët në Evropë po bëjnë si ne Antifën, a ku dreqin e di se ç’emër i vënë autokratët injorantë, dhe se ne si ata po bëjmë Antifën. Ku kërkesat e studentëve Francezë e evropianë, për çfarë aspirojnë ata, dhe ku protestuesit paqësorë te ne, studentë a të tjerë, që nuk ç’plasin nga marazi kur zyrtarisht marrin vesh se dhjetëra hajdutë me çizlme u vjedhin edhe mundësitë e një jete minimale! Dhe buzëqesh hidhur, jo me ata që e bëjnë propagandën e gënjeshtër sepse mbrojnë vjedhjen në grup ku janë pjesëmarrës, por për ata që e përsërsin si idiotë, dhe ata që e besojnë si nevojë për të qetësuar ndërgjegjen e përgjumur! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb