Lajme Zone
Audiopërgjimi i ri/ Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Mos nisni asnjë letër zyrtare, unë merrem me ministrinë
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Audiopërgjimi i ri/ Roni Yeffet për gazin në Vlorë: Mos nisni asnjë letër zyrtare, unë merrem me ministrinë

Një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre shtetasve të huaj është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV. Në bisedë marrin pjesë një shtetas ukrainas, një shtetas rus dhe Tatiana, e cila shërben si përkthyese. Sipas materialit të publikuar, diskutimi lidhet me puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën e marrjes së informacionit nga institucionet shqiptare. Që në fillim t

Një tjetër audiopërgjim mes Roni Yeffet dhe tre shtetasve të huaj është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV. Në bisedë marrin pjesë një shtetas ukrainas, një shtetas rus dhe Tatiana, e cila shërben si përkthyese. Sipas materialit të publikuar, diskutimi lidhet me puset e gazit në Vlorë dhe mënyrën e marrjes së informacionit nga institucionet shqiptare.

Që në fillim të bisedës, Tatiana propozon përgatitjen e një letre zyrtare për Ministrinë e Energjetikës, me qëllim marrjen e të dhënave për gazin në Vlorë. Yeffet e kundërshton këtë ide dhe kërkon që të mos dërgohet asnjë kërkesë zyrtare.

Audipërgjimi i zbardhur:

Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare. Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo. Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.

Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.

Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.

Tatiana: Dakord.

Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.

Tatiana: Dakord.

Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.

Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.

Tatiana: Dakord, dakord.

Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfjmë. Unë dua të përfjmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.

Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes...

Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë.

Tatiana: Dakord. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm