Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh/ PD: SPAK të mos heshtë, do kërkojmë angazhimin e ndërkombëtarëve për zbardhjen e çështjes (VIDEO)


Partia Demokratike thotë se do të kërkojë edhe angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen e akuzave për një trafik të mundshëm armësh dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, pas audiopërgjimeve të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj.

Partia Demokratike thotë se do të kërkojë edhe angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen e akuzave për një trafik të mundshëm armësh dhe municioneve duke përdorur Shqipërinë, pas audiopërgjimeve të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj. “Partia Demokratike do të kërkojë transparencë për këtë megaskandal. Ne kemi kërkuar hetim parlamentar, do të nxisim drejtësinë të bëjë detyrën që i takon, dhe do të apelojmë partnerët të angazhohen për zbardhjen e kësaj afere të rëndë”, tha në një deklaratë për mediat anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari. PD akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi se nuk kanë dhënë shpjegime, ndërsa i kërkon SPAK-ut të mos heshtë, por të nisë hetimet për pretendimet e ngritura. LEXO EDHE:‘Lëvizja e parë antikomuniste’, PD përkujton 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës! Berisha: Dëshmi se liria nuk shuhet me terror “Sot është dita e dytë që SPAK, krijuar pikërisht për të hetuar denoncime e krime të rënda si ky, hesht dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”, tha Muçollari. Reagimi vjen pas publikimit nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj të disa audiopërgjimeve, për të cilat ai pretendon se flitet për trafik armësh dhe municionesh duke përdorur Shqipërinë, përmes sipërmarrjeve ku Ron Yeffet është partner me ndërmarrjen ushtarake shqiptare Kayo. Ahmetaj pretendon se në qendër të audiopërgjimeve është biznesmeni izraelito-amerikani Ron Yeffet, mik i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, sipas tij, dhe dy qytetarë ukrainfolës dhe rusisht folës, të cilët identifikohen vetëm me emrat Igor dhe Sergei. Vetë Ahmetaj nuk tregoi burimin e audiopërgjimit, duke dalë, vetëm ai vetë, garant për autenticitetin e tij. Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audiopërgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri. Për këto pretendime, opozita ka depozituar në Kuvend kërkesën e firmosur nga 39 deputetë të PD-së dhe Partisë së Lirisë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari: Sot është dita e dytë që Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, vijon të qëndroje në detyrë edhe pse është dëshmuar si shërbëtor i Roni Yeffet, mikut të Edi Ramës, i ngarkuar me mbarimin e ‘punëve të pisëta’, mes të cilave dhe trafik ndërkombëtar armësh. Sot është dita e dytë që Edi Rama mbron këtë aferë, këtë skandal të rëndë duke mos dhënë asnjë shpjegim, duke mos marrë asnjë përgjegjësi, edhe pse publiku mësoi se dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve. Sot është dita e dytë që SPAK, krijuar pikërisht për të hetuar denoncime e krime të rënda si ky, hesht dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Nëse Ermal Nufi e ka vendosur ta përfshihet në krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i armëve, nëse Edi Rama e mbron këtë aferë deri në fund, dhe nëse SPAK hesht, kjo është një ditë e errët për Shqipërinë. Si vend anëtar i NATO-s, dëshmia që publikoi Arben Ahmetaj, duhej të kishin sjellë reagim dhe masa të menjëhershme. Trafiku ndërkombëtar i armëve që përfshin qeverinë, është jo vetëm cënim i sigurisë tonë kombëtare, por edhe cënim i sigurisë së Aleancës. Dhe kjo nuk mund të kalojë në heshtje dhe nuk mund të mbulohet edhe pse për mediat kombëtare të kontrolluara nga Edi Rama nuk përbën lajm. Këto nuk janë mollë dhe dardha që njerëzit e Edi Ramës i hanë fshehurazi pas kurrizit të tij. Janë biznesi i Edi Ramës. Ndryshe, nëse ai nuk do të ishte i përfshirë, Nufi do ishte shkarkuar dhe Roni do ishte larguar. E vërteta është se kemi të bëjmë me një skemë të mirëmenduar dhe një plan për punë të pisëta që në krijimin e KAYO-s, ndërmarrja gjasme shtetërore e armatimit që në fakt kontrollohet nga miku izraelit i Kryeministrit. Partia Demokratike do të kërkojë transparencë për këtë megaskandal. Ne kemi kërkuar hetim parlamentar, do të nxisim drejtësinë të bëjë detyrën që i takon, dhe do të apelojmë partnerët të angazhohen për zbardhjen e kësaj afere të rëndë. Narkoshteti i vetëm në Europë, që merret dhe me trafik ndërkombëtar armësh, duhet ndalur. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:23 Përgjimet për trafik armësh, Bardhi: Rama hesht, SPAK të veprojë menjëherë Partia Demokratike e kritikoi kryeministrin Edi Rama mbi mungesën e një reagimi për përgjimet e publikuara të biznesmenit Ron Yeffet.Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se në çfarë pazaresh armësh është përfshirë biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet dhe përse, sipas audiopërgjimeve të publikuara, në këto marrëveshje duhej të shmangej SHBA-ja.“Sa herë ka një skandal që e përfshin drejtpërdrejt, Edi Rama hesht. Prej dy ditësh hesht për audiopërgjimin ku miku i tij, Ron Yeffet, flet si i zgjedhur nga qeveria për të bërë punët e saj të këqija.Në audiopërgjim, Ron Yeffet diskuton planin për sjelljen e armëve nga Afrika, nga zona në konflikt, për t’u paketuar në Shqipëri e për t’u dërguar nëpër botë, por Edi Rama hesht. Ai hesht edhe pasi është dëgjuar qartë si kristali plani i mikut të tij për të mashtruar Ambasadën Amerikane.Edi Rama nuk po hesht thjesht për një mik. Ai i dhuroi Ron Yeffetit industrinë e armëve dhe e bëri ortak me kompaninë shtetërore Kayo, të krijuar posaçërisht për këtë biznes. Vetëm në 8 muaj, kompania e mikut të kryeministrit, ortake në biznes me qeverinë, ka përfituar 26 milionë euro nga paratë publike.Kaq duhet të mjaftonte që kryeministri të mos heshtë, por t’u thotë shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë në çfarë pazaresh armësh, për të cilat duhej shmangur SHBA, është futur miku i tij.Çfarë autorizimi ka Ron Jefeti për të vepruar në emër të Shqipërisë dhe kush mban përgjegjësi për marrëveshjet që ai ka bërë?Dhe, nëse s’ka autorizim shtetëror për të bërë punët e këqija të qeverisë në afera armësh, pse ai vazhdon të ketë akoma kontratë që e rrit dhe Edi Rama nuk kërkon anulimin e saj të menjëhershëm?”, shkruan Bardhi teksa i kërkon SPAK veprime të menjëhershme. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: arben ahmetaj PD spak Ermal Nufi kayo Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 2831 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?