Lajme Zone
Audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj! Grupi PD dorëzon sot kërkesë për hetim parlamentar lidhur me aferën KAYO
PolitikëSyri

Audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj! Grupi PD dorëzon sot kërkesë për hetim parlamentar lidhur me aferën KAYO

Rezultatet e reja të raportit PISA 2025 nxjerrin në pah hendekun e madh të nxënësve shqiptarë me mesataren e vendeve të zhvilluara. Në raport theksohet se gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijë në nivelin bazë të aftësive. Në të njëjtën kohë, OECD vendos një paralajmërim metodologjik për Shqipërinë: rezultatet duhet të interpretohen me kujdes për shkak të problemeve me kampionimin.

Rezultatet e reja të raportit PISA 2025 nxjerrin në pah hendekun e madh të nxënësve shqiptarë me mesataren e vendeve të zhvilluara. Në raport theksohet se gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijë në nivelin bazë të aftësive. Në të njëjtën kohë, OECD vendos një paralajmërim metodologjik për Shqipërinë: rezultatet duhet të interpretohen me kujdes për shkak të problemeve me kampionimin. Shqipëria është sërish larg standardit arsimor të vendeve të zhvilluara.Lexo edhe:Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit, rënia shumë më e fortë se në BE Sipas rezultateve të PISA 2025, të publikuara sot nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), nxënësit shqiptarë shënojnë 435 pikë në shkencë, 433 në matematikë dhe 408 në lexim. Në shkencë, Shqipëria është në 435 pikë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 482 pikë – një hendek prej 47 pikësh. Në matematikë, Shqipëria ka 433 pikë, kundrejt 463 pikëve të OECD-së – 30 pikë më pak. Por diferenca më e madhe shfaqet në lexim: Shqipëria arrin vetëm 408 pikë, ndërsa mesatarja e OECD-së është 461 pikë. Hendeku është 53 pikë. Në asnjërën prej tri fushave kryesore Shqipëria nuk afrohet me nivelin mesatar të vendeve të OECD-së. Të dhënat bëhen edhe më shqetësuese kur shihet se sa nxënës arrijnë të paktën nivelin bazë të aftësive. Në lexim, vetëm rreth 50% e nxënësve shqiptarë arrijnë Nivelin 2 ose më lart. Në matematikë kjo përqindje është rreth 55%, ndërsa në shkencë rreth 61%. Me fjalë të thjeshta: një pjesë shumë e madhe e 15-vjeçarëve shqiptarë nuk arrijnë nivelin minimal të aftësive që PISA konsideron të nevojshme për t'u përballur me detyra bazë në këto fusha. Në anën tjetër, Shqipëria ka shumë pak nxënës në nivelet më të larta të performancës. Kjo tregon jo vetëm një problem me mesataren, por edhe një problem me aftësinë e sistemit për të prodhuar nxënës me rezultate të larta. Por rezultatet e Shqipërisë nuk duhen lexuar pa marrë parasysh një shënim shumë të rëndësishëm të OECD-së. Organizata paralajmëron se një ose më shumë standarde të kërkuara të kampionimit nuk janë përmbushur për Shqipërinë. Për më tepër, OECD vëren një boshllëk në përfaqësimin e disa kategorive të shkollave, që nuk mund të korrigjohet plotësisht vetëm përmes procedurave statistikore. Për këtë arsye, rezultatet shqiptare duhet të interpretohen me kujdes të veçantë, dhe OECD nuk raporton një trend zyrtar për Shqipërinë në këtë cikël. Ky është një detaj që theksohet fort në raport. Kjo sepse PISA nuk është thjesht një provim ku mblidhen pikët e nxënësve, por është një studim statistikor ndërkombëtar dhe cilësia e kampionit është pjesë thelbësore e besueshmërisë së përfundimeve. Nëse kampioni nuk përfaqëson plotësisht popullsinë që synohet të matet, rezultatet mund të raportohen, por interpretimi i tyre kërkon rezerva.