TIRANË- Me urdhër të SPAK, janë ushtruar disa kontrolle pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes Kayo. Burime bëjnë me dije se Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar bastisur në Pëllumbas vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan- izraelit Ron Yeffet dhe ende po ushtrojnë kontrolle. SPAK ka nisur hetimet kryesisht, pas audiopërgjimeve që publikoi Ahmetaj për trafik armësh.GJKKO ka miratuar po ashtu kërkesën e SPAK për kontroll personal të biznesmenit Yeffet. Kontrolle janë kryer edhe te KAYO, si edhe në Ministrinë e Mbrojtjes drejtuar nga Ermal Nufi, ku siç sqarojnë burimet janë sekuestruar një sërë dokumentesh. Edhe kompania TIMAK është pjesë e hetimit intensiv që po kryen SPAK. LEXO edhe...SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për 'Kayo' dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend Në audiopërgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ai pretendon se në qendër të bisedave është biznesmeni izraelito-amerikan Ron Yeffet dhe dy persona të identifikuar vetëm si Igor dhe Sergei. Sipas ish-zv.kryeministrit, bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë, ku përmenden edhe KAYO dhe TIMAK. Komunikimi i bërë publik nga ish zëvendësministri prek disa tema, që nga krijimi i një kompanie të përbashkët me aksioner 20 përqind shtetin, për një projekt energjetik në Delvinë, te një skemë e ngjashme për gazin në Vlorë, ku partnerët ukrainas do të duhet të krijojnë një kompani mbulesë në Shtetet e Bashkuara, deri te biseda që lënë të kuptosh për një trafik të mundshëm armësh e municionesh të prodhuara në Afrikë e që sipas një fraze në audiopërgjim, paketimi do të bëhej në Shqipëri. Gjatë bisedave dëgjohen herë pas here referenca për KAYO-n dhe Timak-un, kompaninë në të cilën Yeffet është partner me 49 përqind dhe Arjeta Puca ka 51%. Timak ka hyrë në partneritet me ndërmarrjen shtetërore ushtarake Kayo, ku ka 80 përqind të Timak Defence. Yeffet dhe Puca kanë në bashkëpronësi në Shqipëri edhe kompani të lidhura me Timac si TIMAK AVIATION, UNO18 në fushën e prodhimit dhe shitjes së armëve e disa kompani të tjera. Lajmi në përditësim.... Ora 16:55 SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet, Bardhi: Mazhoranca po pengon ngritjen e Komisionit Hetimor për 'Kayo' dhe shqyrtimin e çështjes në Kuvend Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të ushtruara me urdhër të SPAK në vilën e biznesmenit shqiptaro-amerikan-izraelit Ron Yeffet në Pëllumbas, pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes kompanisë 'Kayo'. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se mazhoranca po shmang diskutimin e çështjes, pasi sipas tij, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026, shumica parlamentare nuk dha dakordësinë për kërkesën e opozitës, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore “KAYO”.Bardhi kujton gjithashtu se afati ligjor për shqyrtimin në Kuvend të çështjes përfn më 5 tetor 2026, por sipas tij, PS nuk është e gatshme që ta bëjë këtë diskutim të hënën. Kjo shmangie nga diskutimi, sipas Bardhit vjen pasi është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe mazhoranca sipas tij duhet t’i shmanget kesaj teme gjatë këtyre ditëve.Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e cilëson këtë veprim si shkelje të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese ndaj opozitës. Bardhi i kërkon Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, të garantojë funksionimin e rregullt të institucionit dhe të drejtat e pakicës parlamentare.Reagimi i Bardhit:Për më shumë se tre javë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për verifikimin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore “KAYO”. Mazhoranca nuk dha dakordësinë për ngritjen e këtij Komisioni në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, më 17 shtator 2026. Ligji përcakton se, pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja duhet të kalojë për diskutim në seancë plenare jo më vonë se 15 ditë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve u vendos, me dakordësinë e Niko Peleshit, që kjo çështje të shqyrtohej në seancë plenare më 5 tetor 2026 — pikërisht ditën e fundit të afatit.Por edhe këtu, mazhoranca zgjedh ta shtyjë diskutimin, në mënyrë arbitrare dhe të paligjshme. Kjo për shkak se, është bërë publike se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe kompani në kuadër të hetimeve penale lidhur me kompaninë “KAYO” sh.a., dhe Kuvendi duhet t’I shmanget kesaj teme këtë të hënë. Në fakt, në këtë moment, kur transparenca parlamentare do të duhej të ishte më e madhe se kurrë, Kryetari i Kuvendit zgjedh të shmangë një çështje me rëndësi publike dhe, të mos respektojë detyrimet ligjore që lidhen me shqyrtimin e kërkesës për Komision Hetimor.Kur Kryetari i Kuvendit zgjedh që, përballë një çështjeje me interes të lartë publik, të mos zbatojë detyrimet që burojnë nga ligji, lind një pyetje themelore: si garantohet funksionimi demokratik i institucioneve? Kur në Kuvendin e Shqipërisë injorohen të drejtat kushtetuese të pakicës parlamentare, lind një tjetër pyetje: cili është realisht roli i opozitës në Parlament? Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj me forcë shkeljen e ligjit nga Kryetari i Kuvendit dhe i kërkoj të zbatojë ligjin dhe të garantojë të drejtat kushtetuese të opozitës.Kryetari i Kuvendit nuk duhet të jetë zbatues i vullneteve politike të mazhorancës, por garant i funksionimit të rregullt të institucionit që drejton. Niko Peleshi, duhet të dijë, që nga përgjegjësia personale e shpëton respekti ndaj ligjit, dhe jo zbatimi i urdhrave të verbër të Taulant Ballës apo Edi Ramës, për kalkulime ditore politike. Share Ora 14:00 Kontrollet te Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh, PD: Të hetohet deri në fund e gjithë skema, shefi i aferës është Rama Deputeti i PD-së Klevis Balliu reagoi pas kontrolleve të SPAK në vilën e biznesmenit Ron Yeffet pas audiopërgjimeve për trafik armësh. Balliu akuzoi Ramën si “përgjegjësin kryesor” të skemës së pretenduar dhe tha se SPAK duhet ta hetojë çështjen deri në fund.“SPAK ka zbarkuar te shoku i Edi Ramës, Ron Yeffet, i cili, në bashkëpunim me qeverinë, po vjedh miliona euro nga qytetarët. Por SPAK duhet të fillojë të shkojë te shefi i këtyre aferave. SPAK duhet të kontrollojë banesën e shefit të Ron Yeffet, Edi Ramës. Sepse çështja nuk është të ndërrojmë një Ron Yeffet me një Ron Yeffet tjetër. Çështja është të shkojmë te përgjegjësi kryesor dhe të hetojmë deri në fund të gjithë skemën”, shkroi Klevis Balliu. Share SI.E./Xh.K/ReportTv.al kayo spak ministria e mbrojtjes Ron Yeffet Ermal Nufi timak arben ahmetaj Komento Komente Gjimo: 02/10/2026 14:58 Fajin e ka saliu ai esht pergjegjes Përgjigju Gerdeci: 02/10/2026 14:36 Ia vuri vulen budallalleku i perhershem i PD. Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 02/10/2026 16:05 Kerko tare kerko se qenin e ngordhur ke per te gjetur .o spak po i nxirni bojen vetes tuaj qe mereni me ahmetajn qe eshte nje hajdut ordiner po te kishte te drejte do te qendronte ne Shqiperi dhe do te perballej me gjyqin nuk do te largohej si frikacak . Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.5% Jo 25.3% Jam i/e dyzyuar 5.2% Vota total: 2908 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

