Është zbardhur audio-regjistrimi ku Arlinda Zekaj, e cila u vra me sëpatë nga ish-kunati Albert Sylaj në Vitomiricë të Kosovës, kërkonte ndihmë dhe mbrojtje në Polici, por refuzohej. Gjatë diskutimit me efektivin Faruk Muçolli, 49-vjeçarja i kërkonte atij që të zbatonte urdhrin e mbrojtjes që ajo kishte kërkuar ndaj ish-bashkëshortit. LEXO edhe...Itali/ Iu gjet trupi në pus, autori pranon vrasjen e Denaldo Maxhallakut! Shkak borxhi i drogës, 29-vjeçari: Kisha frikë për familjen Zekaj i ka shprehur edhe shqetësimin që ndiente për sigurinë e vet dhe të djalit, por nga policia ka marrë reagime shpërfillëse. ‘S’kam obligim të merrem me ty, shko bëj ankesë me shkrim kundër meje’, i përgjigjej efektivi Farruku 49-vjeçares. Viktima teksa po i drejtohej efektivit, e paralajmëroi atë se ajo mund të vritej, por efektivi Farruku duket se nuk i merrte seriozisht deklaratat e saj. Regjistrimi audio i viktimës Arlinda Zekaj me efektivin e Policisë së Kosovës: Arlinda: Kur e pashë djalin që i është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tim, nuk keni vepruar ju hiç. Efektivi: Ne s’kemi vepruar? Sa herë shkove në komisariat t’i për atë situatë? Arlinda: Miliona herë. Edhe flej atje. Efektivi: A ke paraqitur kërkesë ndaj nesh? Arlinda: Nuk di unë. Unë nuk di. Efektivi: A ke paraqit kërkesë me shkrim? Unë ta kam thënë edhe atë ditë që nuk kam obligim për t’u marrë me ty. Bindu që s’jam i obliguar. Sa herë më thirr Komisariati, unë i them që le të paraqesë ankesë me shkrim. Harroje se sa herë po lyp Farukun, po të del Farukun. Arlinda: Ju doni të zbatoni atë vendimin dhe vetëm, kaq. Shumë e thjeshtë është. E keni edhe pikën aty që djali më ka besuar mua. Efektivi: Ti e lexon ndryshe, ne e lexojmë ndryshe. Sot kam obligim moral me të çu deri te dera e shtëpisë. Arlinda: Faruk, të lutem. Unë vritem, s’ka lidhje. Por ju do të përgjigjeni. Krejt gratë që janë vrarë. Për krejt gratë që janë vrarë kështu janë përgjigjur, pasi kanë vdekur. Lajm në përditësim... R.Xh/ReportTv.al Arlinda Zekaj kosove Albert Sylaj vrasje policia Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41.3% Nuk e di 8% Vota total: 213 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
