Lajme Zone
Audio-përgjimi/ Ahmetaj zbulon trafikun e armëve: Ron Yefet është Ergys Agasi anglishtfolës, lidhje me Ramën që në 2008
PolitikëPolitiko

Audio-përgjimi/ Ahmetaj zbulon trafikun e armëve: Ron Yefet është Ergys Agasi anglishtfolës, lidhje me Ramën që në 2008

Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e një audiopërgjimi, për të cilin pretendon se përmban të dhëna të rëndësishme mbi marrëdhëniet mes disa personazheve të njohur të politikës dhe biznesit në Shqipëri. Në intervistën për “Çim Peka Live”, ish-zv.kryeministri tha se bëhet fjalë për një regjistrim të muajit janar 2026 dhe se në të përmendet biznesmeni Ron Yefet, të cilin Ahmetaj e përshkroi si

Arben Ahmetaj ka paralajmëruar publikimin e një audiopërgjimi, për të cilin pretendon se përmban të dhëna të rëndësishme mbi marrëdhëniet mes disa personazheve të njohur të politikës dhe biznesit në Shqipëri. Në intervistën për “Çim Peka Live”, ish-zv.kryeministri tha se bëhet fjalë për një regjistrim të muajit janar 2026 dhe se në të përmendet biznesmeni Ron Yefet, të cilin Ahmetaj e përshkroi si një person me lidhje të hershme me kryeministrin Edi Rama.

Ahmetaj pretendoi se Yefet ka interesa në sektorin e industrisë së mbrojtjes, duke iu referuar kompanive Timak dhe Timak Defense. Sipas tij, Yefet zotëron 49% të Timak, ndërsa kjo kompani kontrollon 80% të Timak Defense, me pjesën tjetër të zotëruar nga KAYO.

Ish-zv.kryeministri vijoi më tej me një krahasim mes Ron Yefetit dhe biznesmenit shqiptar Ergys Agasi. Ai e cilësoi Yefetin si “Ergys Agasi anglishtfolës”, duke pretenduar se të dy kanë një profil të ngjashëm në marrëdhëniet e tyre me pushtetin dhe biznesin.

Pjesa më e rëndësishme e deklaratës së Ahmetajt lidhet me audiopërgjimin që ai thotë se është regjistruar në janar të këtij viti.

PJESË NGA INTERVISTA:

ARBEN AHMETAJ: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

ÇIM PEKA: Është izraelit?

ARBEN AHMETAJ: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

ÇIM PEKA: I çfarë viti është audiopërgjimi?

ARBEN AHMETAJ: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

ÇIM PEKA: Ministri aktual i Mbrojtjes?

ARBEN AHMETAJ: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t'ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s'ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve. Raundi i parë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm