Lajme Zone
Atletico përmbyset pas 7 fitoresh, Barcelonën e nderon 'dopieta' e Fermin në supersfidën e La Ligas! Fiorentina-Juve barazim mes polemikash (VIDEO)
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Atletico përmbyset pas 7 fitoresh, Barcelonën e nderon 'dopieta' e Fermin në supersfidën e La Ligas! Fiorentina-Juve barazim mes polemikash (VIDEO)

Atletico ka marrë një goditje nga Barcelona në luftën për titull kampion, pasi madrilënët u përmbysën 1-2 nga katalanasit falë ‘dopietës’ së Fermin Lopez.

Barcelona rezultoi një digë e pakalueshme për Atletico Madrid. Skuadra e Simeone-s, që vinte pas 7 fitoreve radhazi, është mposhtur 1-2 me përmbysje nga katalanasit në Madrid në ndeshjen që tregonte shumë për kreun e La Liga-s. Një fitore e Atletico-s do ti kalonte ‘el colchoneros’ në vendin e parë, por pas kësaj disfate e shohin veten në vendin e tretë me 5 pikë më pak se Barcelona. Sa i takon ndeshjes në Metropolitano, Giovanni Simeone i dha avantazhin vendasve që në minutën e 10, ndërsa Julian Alavarez shpërdoroi disa shanse të artë që mund të kishin dyfishuar rezultatin. Në momentin më të vështirë të Barcelonës, teksa afrohej fundi i pjesës së parë Fermin Lopez barazoi shifrat. Në vijim i njëjti auto, Fermin Lopez, i cili rezultoi edhe lojtari i ndeshjes, përmbysi dhe njëkohësisht vulosi shifrat me golin e dytë personal. Ky sukses i katalanasve në Madrid tregon se mbetet skuadra për t’u mundur këtë sezon. LEXO edhe...Como e brishtë, Inter tregon forcën në supersfidën e Seria A! Fabregas: Mund të pësonim 9 gola (VIDEO) Në Seria A Fiorentina dhe Juventus kanë ndarë pikët me rezultatin 2-2 në një ndeshje të mbushur me polemika. Pellegrino zhbllokoi me kokë për vendasit, ndërsa Juventus barazoi përkohësisht me Woltemade. Nije riktheu ‘vjolët’ në avantazh, por Bremer vulosi rezultatin me kokë. Në vijim një top i prekur me dorë në zonë nga Fiorentina tërboi Juventusin, por VAR e konsideroi aksion të rregullt, ndërsa në minutat e fundit Dragusin realizoi golin e tretë për vendasit që u anulua për faull nga arbitri. Më herët Inter demostroi forcën ndaj Como-s që vinte pas fitores 1-9 në Champions. Zikaltërit fituan pastër 2-0 me golat e Pio Esposito-s dhe Marcus Thuram, duke lënë pas disfatën në derbi kundër Milanit. Me këtë sukses zikaltërit u rikthyen në vendin e dytë me 28 pikë, 1 më pak se Lazio e vendit të parë dhe 1 më shumë se Roma e vendit të tretë. Share Share Ne.k./ReportTv.al Seria A la liga barcelona atletico madrid juventus Fiorentina Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48% Veliajn 17.1% Asnjërin 35% Vota total: 2202 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?