Protestat masive kundër rritjes së kostos së jetesës dhe problemeve në sistemin arsimor vijuan edhe këtë fundjavë në Francë, ku dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugë në qytete të ndryshme të vendit. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, vetëm gjatë ditës së shtunë morën pjesë rreth 146 mijë persona, ndërsa organizatorët, mes tyre sindikata dhe organizata studentore, pretendojnë se numri i demonstruesve arriti në 250 mijë. Ndërkohë, bilanci i autoriteteve flet për të paktën 360 të arrestuar në të gjithë vendin. LEXO edhe...Franca mes protestave, lideri i së majtës radikale prezanton planin për ndryshimin e sistemit Megjithëse pjesa më e madhe e demonstratave u zhvillua në mënyrë paqësore, në disa qytete pati incidente dhe përplasje me forcat e rendit, të cilat përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Në Paris, marshimi nisi nga sheshi Place de la République, ku mes pjesëmarrësve kishte një numër të konsiderueshëm nxënësish dhe studentësh. Kjo ishte e shtuna e katërt radhazi e mobilizimit masiv, ndërsa organizatorët kërkojnë vazhdimin e presionit ndaj qeverisë për përmirësimin e pagave, fuqisë blerëse dhe kushteve në arsim. Situata u tensionua pranë Pallatit Élysée, ku policia ndërhyri për të penguar një tubim të paautorizuar të mbështetësve të lëvizjes “Jelekët e Verdhë”. Disa prej tyre u ndaluan, ndërsa dhjetëra të tjerë u gjobitën. Për mbarëvajtjen e situatës, autoritetet kishin angazhuar rreth 70 mijë forca sigurie, si dhe mjete të blinduara dhe topa uji. Në përpjekje për të ulur tensionet, kryeministri Sébastien Le Corneille pritet të zhvillojë ditën e sotme një takim me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku në fokus do të jenë pagat dhe fuqia blerëse. Bisedime të veçanta janë parashikuar edhe me organizatat studentore. Megjithatë, sindikatat kanë bërë të ditur se negociatat nuk nënkuptojnë ndërprerjen e protestave. Sindikatat e arsimit kanë thirrur një tjetër ditë grevash dhe demonstratash të martën, ndërsa organizatat më të mëdha sindikale pritet të përcaktojnë hapat e mëtejshëm të mobilizimit. A.C/ReportTv.al protesta france te arrestuar Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 48% Veliajn 17.1% Asnjërin 35% Vota total: 2202 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

