Xhevdet Skëndaj, personi që mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Në atentatin e sotëm mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Murto, i njohur ndryshe si “Tani Ruzhdiut”.
Rezulton se viktima është me precedent penalë, i përfshirë në një plagosje një vit më parë.
Për kapjen e autorëve, policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës. Foto/ Viktima që u ekzekutua njihej me emrin “Tani Ruzhdiut”, plagosja e dy personave me armë zjarri në Sarandë solli sagën e hakmarrjes
Aktualitet Top Channel

