Hapen telashe për Paris Saint Germain dhe më konkretisht për presidentin e klubit Nasser Al Khelaifit gjë që ndodhi vetëm pak orë përpara Klasikes së Ligue 1 me Olympique të Marseille në Velodrome. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe’, Al Khelafi është vënë nën hetim në Francë për konflikt interesi. Mësohet se hetimi ndaj Al Khelaifit ka të bëjë me rolin e tij të dyfishtë si drejtues i Paris Saint Germainit dhe BeIN Media Group në lidhje me menaxhimin e të drejtave televizive Ligën Franceze të Futbollit.
Hetimet, shkak për të cilat u bë një sinjalizimi i shoqatës antikorrupsion Anticor, u hapën në muajin prill dhe iu janë besuar Brigadës financiare antikorrupusion. Ndërkaq avokati i Al Khelaifit tha për agjencinë franceze të lajmeve AFP se klienti i tij gjithnjë ka vepruar në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe me objektivitet. Top Channel

