Top ChannelPolitikë
Atentati në konsullatën izraelite në Stamboll, reagon Erdogan: Sulm frikacak
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll. Ai tha se e dënon sulmin “frikacak” duke shtuar se në “këtë akt të neveritshëm terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë”.
“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan. Top Channel
