Gjykata Administrative rrëzon Gentian Ndoin: Votimi i Joni Ketës në krye të BKH ishte i ligjshëm
Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e zyrtarit të Policisë Gentian Ndoi i cili kundërshton mënyrën si u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të hetimit Joni Keta.

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e zyrtarit të Policisë Gentian Ndoi i cili kundërshton mënyrën si u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të hetimit Joni Keta. Sipas Gjykatë, votimi i Joni Ketës në krye të BKH, ishte i ligjshëm.
Ndoi kërkoi shfuqizimin e shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në bazë të së cilit rekomandohej Joni Keta si kandidat për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si akte të marra në kundërshtim me ligjin material dhe procedural dhe akte të paarsyetuara, pra dhe absolutisht të pavlefshme. Top Channel
