“Rama i ka besuar Taulant Ballës detyrën për të provokuar opozitën në Kuvend”, Belind Këlliçi: Pas Ballukut dhe ai është shpallur i paprekshëm
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke e cilësuar të papranueshme që për një nga emrat e mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të PS, që krijon konflikt permanent në Kuvend, nuk u mor asnjë masë, duke u shpallur i paprekshëm, njësoj si Belinda Balluku.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke e cilësuar të papranueshme që për një nga emrat e mazhorancës, kreu i grupit parlamentar të PS, që krijon konflikt permanent në Kuvend, nuk u mor asnjë masë, duke u shpallur i paprekshëm, njësoj si Belinda Balluku. “Taulant Balla është në mënyrë permanente pas çdo tensioni e konflikti në Kuvend. Ai e ka këtë detyrën kryesore, pastaj vijnë të tjerat si kryetar grupi i PS. Provokimi i Opozitës është mesa duket roli që i ka besuar Edi Rama dhe Taulant Balla po e kryen me zell të veçantë. Në kundërshtim me çdo normë, parim, traditë dhe në shkelje të hapur të rregullores dhe etikës, ai fyen dhe shantazhon deputetët e PD në çdo seancë”, shkruan në një mesazh në rrjetet sociale, deputeti Këlliçi.
Balla Sipas tij, teksa ai është përgjegjësi për prishjen e parlamentarizmit dhe kjo është e provuar dhe lehtësisht e verifikueshme, asnjëherë nuk merren masa ndaj tij. Nxitësi i tensioneve shpërblehet vazhdimisht.
“Kukullat e Ramës në kuvend vendosin sistematikisht ndëshkimin e opozitarëve. Dhe ka vetëm falje për Taulant Ballën. Ai është mbi ligjin, mbi rregulloren dhe mbi parlamentarizmin.
Pak javë më parë, ai ofendoi me gjuhë banditi zonjën Albana Vokshi. Këshilli i Rregullores ndëshkoi deputetët e PD që reaguan. Siç reagoi në fakt edhe EPP Ëomen në Bruksel.
Dhe në seancën e fundit, ishte ai që krijoi sërish të gjithë tensionin. Sërish, përjashtohen përfaqësuesit e Opozitës. I rrihen shpatullat Taulant Ballës.
Përveç gardistit personal, tanimë masha e Edi Ramës ka dhe paprekshmëri ligjore, pasi asnjë normë nuk vepron mbi të.
Këtu ka përfunduar republika jonë.
Do të mjaftonte për të sjellë ndërmend se sa faqe përgjime ka për këtë qënie në SPAK, biseda, kontakte, pakte e marrëveshje me krimin e organizuar, që ai të mos ishte fare në atë aulë. Por me Edi Ramën bëma si këto, janë cv e pasur që të sigurojnë karrierë e promovim.
Shpallja e Ballës si i paprekshëm, është një tjetër sfidë që kryeministri më i korruptuar në kontinent i bën shoqërisë dhe shqiptarëve.
Qytetarët janë në të drejtën e tyre të mos pranojnë padrejtësi e pabarazi si këto.
Bashkohemi në shesh me 17 prill, t’i tregojmë vendin të paprekshmëve të korruptuar e të lidhur me krimin”, përfn mesazhi i Këlliçit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
