“Kemi mjete të tjera nëse Irani nuk ndryshon sjelljen”/ Deklarata e J.D. Vance, Shtëpia e Bardhë mohon mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore
Pas interpretimit të komenteve të J.D. Vance në Hungari, Shtëpia e Bardhë mohon çdo sugjerim se po konsideron përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit.

Pas interpretimit të komenteve të J.D. Vance në Hungari, Shtëpia e Bardhë mohon çdo sugjerim se po konsideron përdorimin e armëve bërthamore ndaj Iranit. Zëvendëspresidenti Vance deklaroi: “Jam i bindur se do të marrim një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme lidhur me ultimatumin ndaj Teheranit”.
Ai shtoi gjithashtu: “Kemi mjete që ende nuk i kemi vendosur të përdoren, dhe presidenti mund dhe do të vendosë t’i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij.”
Fjalët e Vance janë interpretuar nga disa si sugjerim për përdorim të armëve bërthamore, por Shtëpia e Bardhë i cilësoi këto interpretime të pasakta.
Nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47, ata theksuan: “Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha zv.presidenti nuk nënkupton armë bërthamore, ju klounë.” Top Channel
