Lajme Zone
Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Atentati në Gjirokastër/ Në automjet u vendos rreth 300 gram tritol! I plagosuri, djali i ish-prokurorit Përparim Mela! Vëllai i tij ortak me bosin e rrjetit të mashtrimit me Call Centera

Nga hetimet rezulton se Jurgen Mela, vëllai i të plagosurit Erigels Mela, zotëronte 50% të aksioneve të shoqërisë "Gama Media Communication”, e themeluar në korrik të vitit 2021 sëbashku me Granit Pepnikaj. Pepnikaj u arrestua si ‘koka’ e një grupi që u zhvati qytetarëve europianë 50 milionë euro përmes mashtrimeve me Call Centera.

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me atentatin me tritol në Gjirokastër, ku humbi jetën 45-vjeçari Beqir Devolli, i njohur edhe si ‘Çilo Hunderri’, si dhe mbeti i plagosur 26-vjeçari Erigels Mela. Erigers Mela kishte shoqëri edhe me 'Çilo Hunderrin' dhe, sipas informacioneve, shpesh përdornin makinat e njëri-tjetrit. Sipas burimeve nga grupi hetimor, sasia e lëndës shpërthyese të vendosur në automjet përllogaritet rreth 300 gram TNT. 26-vjeçari që i mbijetoi shpërthimit rezulton të jetë djali i ish-prokurorit Përparim Mela, ndërsa e ëma e tij, Mimoza Mela, aktualisht është sekretare në Prokurorinë e Gjirokastrës. Jo vetëm kaq, por edhe vëllai i tij, Jurgen Mela, dyshohet se ka pasur lidhje edhe me një skemë mashtrimi përmes call center-ave. Jurgen Mela është biznesmen dhe ortak në dy shoqëri tregtare në Tiranë, i cili është vënë në verifikim nga Policia e Shtetit në kuadër të hetimeve për skemat e mashtrimit kompjuterik të qytetarëve europianë përmes aktivitetit të call center-ave. Por ndaj tij, Prokuroria nuk rezulton të ketë ngritur akuzë për këtë çështje. LEXO EDHE:Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli u ndoq që nga Viroi! Shpërthimi u krye me telekomandë pasi u ngrit nga kafja! Pistë hetimi hakmarrja për ‘Tanin e Ruzhdiut’ Më 12 prill 2024, ai themeloi kompaninë “JM Development” së bashku me bashkëshorten e tij, Megi Mela, me seli pranë rrugës “Jordan Misja” në Tiranë. Më herët, ai ka qenë bashkëpronar, me 50% të kuotave, së bashku me Granit Pepnikën, në kompaninë “Gama Media Communication”, e cila aktualisht rezulton e pezulluar. Ortaku i Melës, Granit Pepnika, i akuzuar si bosi i një rrjeti mashtrimi përmes Call Center-ave, është arrestuar në korrik në një resort në Dhërmi. Grupi i Pepnikës, ku dyshohet se ishte përfshirë edhe Jurgen Mela, zhvati 50 mln € nga evropianët përmes Call Center-ave dhe u godit në prill të këtij viti. Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj Pepnikës masën e arrestit në burg për 'mashtrim kompiuterik' dhe 'pastrim parash'. Në pranga përfi edhe bashkëpunëtori i tij, 31-vjeçari Xhoni Hitaj, edhe ai i shpallur në kërkim, si dhe 28-vjeçari nga Tirana, Redion Rexhmati, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit. Operacioni për goditjen 3 e call center-ave mashtrues që ushtronin aktivitetin kriminal në 12 zyra në kryeqytet, u krye në prill të këtij viti pas një hetimi 2-vjeçar të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me autoritetet austriake. Gjatë këtij aksioni, u sekuestruan 900 mijë euro cash dhe në pranga ranë 10 persona. Lajmi kryesor: Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hunderri’, u vra me bombë të telekomanduar! Pistat e hetimit, nga lidhjet me grupe kriminale te hakmarrja si informator i dyshuar i policisë R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Granit Pepnika Perparim Mela erigels mela Beqir Devolli Gjirokaster shperthim me tritol atentat Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.3% Nuk e di 6.2% Vota total: 5699 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?