Lajme Zone
Përplasjet për ‘Territorialen’/ Të mërkurën zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, të pranishëm Rama, ministrat dhe deputetët
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Përplasjet për ‘Territorialen’/ Të mërkurën zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, të pranishëm Rama, ministrat dhe deputetët

Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës. Në mbledhje do të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrat e Qeverisë socialiste dhe deputetët e PS.

Të mërkurën në orën 12:30 do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja, e thirrur nga kryeministri Edi Rama, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku do të marrin pjesë deputetë e ministra të mazhorancës socialiste. Mbledhja ishte planifikuar për nesër, por mësohet se është shtyrë për të mërkurën. Takimi vjen pas përplasjeve brenda PS për Reformën Territoriale, e cila pavarësisht kundërshtive, u votua në Kuvend nga të gjithë deputetët e mazhorancës. LEXO EDHE:Eduart Zaloshnja: Kosto elektorale për PS-në nga ndarja e re territoriale? Në Partinë Socialiste, deputetët Erion Braçe, Vullnet Sinaj dhe Elisa Spiropali shprehën pakënaqësi me draftin e PS për Reformën Territoriale. Erion Braçe, i cili bëri edhe më shumë rezistencë ndaj propozimit të PS për ‘Territorialen’, edhe pas votimit ‘pro’, tha se sërish ishte kundër. Braçe e argumentoi votën ‘pro’ duke thënë se ishte votë që të mos përjashtohej nga Partia Socialiste, pasi kryeministri Rama tha se kushdo që nuk do ta votonte reformën, do të përjashtohej. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: edi rama reforma territoriale grupi parlamentar i ps Erion Braçe vullnet sinaj elisa spiropali Komente Komento Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.4% Jo 34.4% Nuk e di 6.2% Vota total: 5773 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?