Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Politika ka marrë peng vendin, Rama sillet si pronar”/ Aktivisti: Socialistët votuan në rresht Territorialen për shpopullimin e vendit! Opozita duhet të mbushte sheshin


Aktivistët që vijojnë protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kërkojnë bashkim për ndryshime kushtetuese, të cilat, sipas tyre, do t’u mundësonin qytetarëve të zgjidhnin vetë drejtuesit e tyre.

Aktivistët që vijojnë protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kërkojnë bashkim për ndryshime kushtetuese, të cilat, sipas tyre, do t’u mundësonin qytetarëve të zgjidhnin vetë drejtuesit e tyre. Gjatë fjalës së tij në protestë, një aktivist kritikoi votimin e mazhorancës kundër personave që protestuan për çështjen e reformës territoriale, duke deklaruar se përfaqësuesit politikë nuk po veprojnë në interes të qytetarëve. Aktivisti akuzoi kryeministrin se sillet si pronar i vendit dhe se, sipas tij, nuk tregon interes për problemet e qytetarëve dhe jetën e tyre. Ai theksoi se bashkimi dhe ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që sovraniteti t’u kthehet qytetarëve. Në fjalën e tij, aktivisti kritikoi edhe opozitën, duke thënë se ajo duhej të kishte mbledhur qytetarët në shesh dhe të kishte kundërshtuar votimin e reformës territoriale. “Ata nuk janë përfaqësuesit tanë, ndryshe nuk do të votonin në rresht kundër njerëzve që protestuan kundër Territoriales.

Kryeministri sillet si pronar, e ka humbur qëllimin e tij, që tashmë është të sjë këtë vend. Nuk do të dijë çfarë ndodh me qytetarët dhe jetët tona. E nevojshme të bashkohemi për këtë qëllim të madh dhe ndryshimet kushtetuese të bëhen e vetmja formë që të kemi sovranitetin dhe ne t’i zgjedhim drejtuesit tanë, jo Edi Rama.

Ne e kemi mbytur frikën. Edhe vetë administrata nuk ka shqiptar që nuk pranon që ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë.

Kjo politikë ka marrë peng vendin dhe opozita duhet të mblidhte njerëzit në shesh e të mos lejonte të votohej ajo masakër. Edhe vetë Rama e di që i ka ardhur fundi. Do të qendrojmë këtu sa kohë të duhet ë do ta rrëzojmë këtë kryeministër të korruptuar”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb